LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Reformat që kërkohen nga Kosova janë substanciale dhe prekin sektorët më të rëndësishëm

Hoxha: Reformat që kërkohen nga Kosova janë substanciale dhe prekin sektorët më të rëndësishëm

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Konferencën “Momenti i ri për zgjerimin në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova?”, ku morën pjesë përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadorë e ekspertë të integrimit evropian theksoi perspektivën e padiskutueshme evropiane për Kosovën, duke ndërtuar institucionet, shtetin demokratik dhe me ekonomi të qëndrueshme.

Hoxha në këtë konferencë tha se sfida e parë ka qenë krijimi i institucioneve, kurse sfida e vazhdueshme është reformimi dhe fuqizimi i tyre.

“Shpallja e pavarësisë ka sjellë një dinamikë të re dhe sigurisht sfida të tjera”, theksoi Hoxha, duke vënë theksin te Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE-në.


Ministrja tha se Strategjinë e Zgjerimit të BE-së e sheh si mjaft pozitive dhe moment kthese për të ardhmen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti Kosovës.

“Reformat që kërkohen nga Kosova janë substanciale dhe prekin sektorët më të rëndësishëm. Konsideroj se një nga përfitimet është fakti se BE bëri të qartë se në cilat fusha duhet fokusuar dhe cilat sektorë duhet reformuar e fuqizuar”, theksoi ministrja.

Në këtë drejtim, theksoi Ministrja, Kosova duhet të fokusohet në fuqizimin e sundimit të ligjit, sigurinë dhe migracionin, zhvillimin social dhe ekonomik si dhe marrëdhëniet me shtetet fqinje.

Hoxha tha se të gjitha fushat në të cilat Strategjia e Komisionit Evropian kërkon fokus dhe përparim janë të domosdoshme për Kosovën.

“Fakti se këto fusha janë përmendur shprehimisht duhet të mobilizoj institucionet e Kosovës për punë më intensive për reforma si dhe zotimi se BE do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor në realizimin e reformave të kërkuara dhe fuqizimin e sektorëve të përcaktuar. Kjo Strategji thotë se BE nuk do të importoj probleme, që është një mesazh për Serbinë se duhet vazhduar dialogu me rezultate konkrete dhe nuk do të mund të anëtarësohet në BE pas zgjidhur problemin me Kosovën, vuri në dukje Ministrja dhe se Serbia duhet ta kuptojë se dialogu do të përmbyllet vetëm me një marrëveshje të pranueshme nga të dy palët”, u shpreh ministrja.

“Të gjitha detyrat që ne duhet t’i kryejmë, janë të përcaktuara në MSA dhe Agjendën Evropiane për Reforma dhe Programin për Reforma ekonomike. Ne vetëm duhet t’i zbatojmë këto dhe sa më shpejtë që këtë e bëjmë, aq më shpejtë ecim përpara drejt anëtarësimit në BE”, tha ndër të tjera Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Lajme
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

Politikë
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë
Kalo në kategori