LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Përparim Rama e ka punësuar gruan e tij në komunë, projektet e Donjetës i ka udhëheq ajo

Hoxha: Përparim Rama e ka punësuar gruan e tij në komunë, projektet e Donjetës i ka udhëheq ajo

Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka folur për zhvillimet e fundit në Komunën e Prishtinës, ku kreu i kësaj komune Përparim Rama ka shkarkuar disa funksionarë të komunës nga radhët e PDK-së, që i kishte në koalicion, përfshirë edhe Donjeta Sahatçiun që shërbente si nënkryetare.

Hoxha ka thënë se arsyeja pse Donjeta Sahatçiu nuk është parë shumë nëpër aktivitete është për shak se Përparim Rama e ka punësuar gruan e tij në komunë, po që Hoxha sqaron se nuk merr pagë aty.

Megjtihatë, sipas deputetes së PDK-së, gruaja e Ramës ka zyre e email të komunës e organizon aktivitete.


Përparim Rama flet për ta ardhmen e koalicionit me PDK-në në Prishtinë
Lexo po ashtu Përparim Rama flet për ta ardhmen e koalicionit me PDK-në në Prishtinë

“Rama e ka punësuar gruan e vet aty, pa pare punon aty. Ka email të komunës, shkon në aktivitete që duhet me qenë Donjeta, e jo gruaja e Përparim Ramës”.

“Shumë projekte, për shembull për kancerin e gjinit që ish deshtë me i udhëheq Donjeta, bashkë me kryetarin, atë proces e udhëheq gruaja e tij. Anashkalohet Donjeta dhe i jepet projekti për me i udhëheq zonja Rama. Më vjen keq që po e përmend, sepse e njoh dhe e respektoj personalisht. Por si funksionon është e pandershme, ajo me qenë pjesë e proceseve ku Rama ëshë kryetar, sepse nuk ka punë aty. Nuk është zonja e parë ashtu, Rama nuk është president është kryetar i komunës”, ka thënë Hoxha në T7.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori