Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, nëpërmjet një Deklarate, ka shprehur shqetësimin e thellë për mosmiratimin e tri projektligjeve, në seancën e djeshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke ftuar grupet parlamentare për unitet dhe votim të tyre, të hënën.
Hoxha, në një deklaratë në Facebook, ka theksuar se “miratimi i këtyre tri ligjeve në fillim të javës së ardhme, mundëson aplikimin për projektet që nga 1 shtatori. Në rastin më të keq, shtyrja e tri projektligjeve për miratim në shtator, pamundëson aplikimin në fonde me vlerë mbi 80 milion euro, gjatë vitit 2018. Interesi i qytetarëve është i qartë, miratimi i ligjeve, publikimi në gazetën zyrtare dhe qasja në fonde, nga 1 Shtatori. Ndryshe, procesi pëson dëme të rënda, të shkaktuara nga egot e partive politike. Këtë më së paku e meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Postimi i plotë:
“Deklaratë
Me këtë deklaratë, shpreh shqetësimin e thellë për mosmiratimin e tri projektligjeve shumë të rëndësishme, në seancën e djeshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Tri ligje, të rëndësisë së veçantë, përkundër miratimeve paraprake nga të gjitha partitë politike, nuk arritën t’i bashkojnë ato sërish për interesin madhor, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Për fat të keq, e enjtja, ishte një ditë e rëndë, ditë e ndalimit të një procesi, i cili ishte, është dhe mbetet prioritet nacional, interesat partiake u vunë mbi interesin e qytetarit.
Tri marrëveshjet ndërkombëtare të propozuara dje për miratim, janë të lidhura ngushtë me procesin integrues, duke e ngritur kapacitetin institucional për sfidën integruese, e lidhur ngushtë me afatet kohore të cilat do të kishin efekt të menjëhershëm, posa të publikoheshin në Gazetën zyrtare. Qasja e institucioneve tona, organizatave dhe qytetarëve tanë, në fonde të bashkimit Evropian, tejkalojnë vlerën 80 milion euro.
Projektligji për marrëveshjen financiare IPA 2017, pjesa e parë, përfshin 11 projekte ku Kosova do të përfitonte 48 milion euro, Programi “Evropa për qytetarët”, përmban 187 milion euro fonde që promovojnë qytetarinë aktive evropiane dhe si fokus ka autoritetet lokale, organizatat hulumtuese të politikave, grupet e qytetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile si dhe “ERASMUS+”, Programi për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport, kapin vlerën gjithsejtë 300 milion euro.
Partitë politike dhe grupet parlamentare, kanë mandat për të përshpejtuar procesin integrues. Qytetarët e Republikës së Kosovës meritojnë të kenë qasje të plotë në fondet, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt që procesi i pandalshëm i integrimit me vlerat evropiane, të kryhet sa më parë.
Përtej çdo ndarjeje, qytetarët e Kosovës, presin nga pozita dhe opozita lehtësimin maksimal të procesit integrues, duke siguruar fonde për ekonominë tonë, për arsimin tonë, për projektet infrastrukturore tona, për shëndetësinë tonë, për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe çdo fushë të jetës, që vendin tonë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, i bën të barabartë me qytetarët e BE-së.
Ftoj grupet parlamentare pa dallim partie, të kenë reflektim pozitiv ndaj pozicioneve të paraqitura në Seancën e kaluar plenare. Nuk mund të imagjinojmë, pse duhet të shkaktohet ky dëm ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës nga kushdo qoftë.
Miratimi i këtyre tri ligjeve në fillim të javës së ardhme, mundëson aplikimin për projektet që nga 1 shtatori. Në rastin më të keq, shtyrja e tri projektligjeve për miratim në shtator, pamundëson aplikimin në fonde me vlerë mbi 80 milion euro, gjatë vitit 2018. Interesi i qytetarëve është i qartë, miratimi i ligjeve, publikimi në gazetën zyrtare dhe qasja në fonde, nga 1 Shtatori. Ndryshe, procesi pëson dëme të rënda, të shkaktuara nga egot e partive politike.
Këtë më së paku e meritojnë qytetarët e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj: Gjakova gjithmonë ka ditë me i zgjedhë më të mirët – 137 për Kosovën Fituese
Aksidenti në Shkup, prindërit e Vasilit i shprehën ngushëllime familjes së Frosinës
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër