LAJMI I FUNDIT:

Hoxha e Havolli flasin për thellimin e bashkëpunimit dhe luftimin e korrupsionit

Hoxha e Havolli flasin për thellimin e bashkëpunimit dhe luftimin e korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka takuar sot drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ndërsa shprehu mbështetje pa rezervë për AKK.

Ministrja diskutoi me drejtorin e Agjencisë edhe për rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit, fushat që prek ky rishikim si dhe pritjet nga ky aktivitet tejet i rëndësishëm në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit.

Ministrja Hoxha, ceku po ashtu rëndësinë e Grupit punues që po merret me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës penale.


“Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik nuk do të jetë i vetmi ligj që fuqizon angazhimin e përbashkët me Agjencinë Kundër Korrupsionit”, theksoi Hoxha, duke shtuar se mirëpret thellimin e bashkëpunimit për luftimin e korrupsionit.

Ndërsa, drejtori Havolli gjatë takimit me ministren Hoxha theksoi rëndësinë e miratimit të ligjeve, që do të ashpërsonin luftën kundër korrupsionit.

“Mirëpresim aprovimin e disa projektligjeve në Kuvend, të iniciuara nga Ministria e Drejtësisë që janë në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit. Po ashtu, institucioni që drejtoj ofron kompetencën maksimale për fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e dukurive negative, jo vetëm duke evidentuar dobësitë por edhe duke vepruar me ligj për luftimin pa kompromis kundër korrupsionit”, tha Havolli.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për takime më të shpeshta periodike dhe thellim të bashkëpunimit të ndërsjellë, në drejtim të fuqizimit të zbatimit të ligjit, duke ngritur besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe institucioneve që luftojnë korrupsionin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori