Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, është optimiste se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza deri në fund të vitit 2018-të.
Ajo në një intervistë për KosovaPress, ka folur për takimin që për dy ditë me radhë patën me delegacionin vlerësues të BE-së, për kriterin e fundit për procesin e liberalizimit të vizave, ku tha se presin një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian.
“Ky është një mision fakt mbledhës, nuk është një mision politik për të dhënë opinionet politike apo çfarëdo qoftë, mirëpo ky mision fakt mbledhës, bazohet shumë në faktet, në argumentet, në shifra konkrete se çfarë është bërë deri më tani dhe ne besoj që kemi arritur të plasojmë këtë një fotografi të plotë se çfarë është bërë nga secili prej institucioneve. Kemi pasur edhe takime përgatitore që Kosova, vendi ynë, të gjitha institucionet ligj-zbatuese të dalin sa më mirë, jo t’i zbukurojmë gjërat, por ta themi të vërtetën, vetëm në bazë të punës, fakteve dhe argumenteve. Deri më tani ne kemi parë se ka pasur dhe nga raportet e kaluara, ka pasur një qasje shumë pozitive, objektive patjetër, por unë jam optimiste që do të marrim një vlerësim pozitiv. Të presim deri në fillim të qershorit por gjithashtu jam shumë optimiste gjithmonë duke u bazuar në këtë proces të vendimmarrjes, deri nga fundi i vitit, besoj që qytetarët tanë do të lëvizin të lirë pa viza”, tha ajo.
Hoxha tha se institucionet kanë bërë një punë të madhe në luftimin e krimit dhe korrupsionit, në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, por se lufta kundër këtyre dukurive do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Sa i përket kriterit të liberalizimit të vizave, ne mendojmë që veprimet që janë ndërmarrë, sidomos në rastet e shenjëzuara, ne kemi bërë një punë të madhe. Nëse e krahasojmë momentin kur këto raste kanë filluar të monitorohen. Pra kemi pasur një numër prej 31 rastesh, tani numri është rritur në 43 raste. Këto raste janë të niveleve të ndryshme, kanë lëvizur në instancën e parë, të dytë. Kemi vendime të prera të Gjykatave, pra me të vërtetë është bërë një punë, nëse e krahasojmë 2016, 2017, 2018, sidomos veprimet e fundit që kemi ndërmarrë që ndërlidhen me Track Records apo rasteve të shenjëzuara si pakoja e ligjeve që është miratuar, rritja e numrit të gjyqtarëve, rritja e numrit të prokurorëve, rritja e buxhetit. Të gjitha këto e konfirmojnë dhe e rrisin besimin në institucionet tona ligjzbatuese që kjo punë do të vazhdojë…. Tani topi është tek institucionet e BE-së dhe varet çfarë dinamike ata do të marrin në procesin e vendimmarrjes pra komision, parlament, këshilli i ministrave, sepse u mbetet tek e fundit, vendimi final është në vendet anëtare veç e veç, me ministrat e brendshëm, të cilët në fund të fundit ata do votojnë”, tha ajo.
Por, thotë se liberalizimi i vizave, lëvizja e lirë, është vetëm një segment nga e gjithë puna që duhet të bëhet për procesin e integrimit evropian.
Sipas saj, institucioneve u duhet një dinamikë e re me qëllim të përshpejtimit të implementimit të MSA-së, që është një marrëveshje shumë e rëndësishme për Kosovën, për të avancuar pozitën drejtë statusit të kandidatit.
“Reforma na nevojiten në Administratën Publike, reforma në arsim, reforma në ekonomi, reforma në shumë segmente, sidomos në sundimin e ligjit. Nuk duhet ato t’i harroj që reformat duhet të vazhdojnë patjetër. Më pastaj ta ndërtojmë këtë momentum që të aplikojmë për statusin e kandidatit. Plani është që deri në vitin 2020, Kosova të bëhet vend kandidat dhe të bëjmë çmos që të fillojmë dhe ne negociatat, sepse ndryshe nuk mund ta zëmë hapin me vendet e rajonit dhe duhet edhe këtu ta shfrytëzoj rastin dhe ta përsëris atë që kam thënë shumë kohë më parë, se është koha e fundit që na nevojitet një konsensus nacional me të gjitha partitë politike, me të gjitha institucionet. Pra dhe një komunikim më i mirë, një bashkëpunim ende më i mirë në mes të Qeverisë, gjyqësorit, prokurorisë, kuvendit, të gjitha institucioneve tjera, qofshin ato pjesë e legjislativit, ekzekutivit apo gjyqësorit, që të kemi një bashkëpunim sa më të mirë, që agjenda e integrimit evropian, të mos stagnoj, tha ajo.
Hoxha ka folur dhe për ngecjet në zbatimin e MSA-së, për të cilat tha se janë të shumta.
“E kemi parë se disa nga ngecjet, janë në sektorin e arsimit, në sektorin e reformës së administratës publike, pastaj ndërlidhja e arsimit apo kurrikulave me tregun e punës. Aftësi profesionale që na nevojiten. Konkurrueshmëria e kompanive tona, produkteve tona në tregjet e ndryshme. Ka shumë ngecje të tjera, patjetër që ne duhet në vazhdimësi të fuqizojmë sundimin e ligjit”, tha ajo.
Sipas ministres Hoxha, duhet të ecim në reformat në sundimin e ligjit, ku në gjyqësor dhe prokurori, të kemi sa më tepër raste, ndërsa, rastet që kalojnë nëpër gjykata të shkurtohen.
Ajo në fund tha se të gjitha këto janë punë që duhet bërë nëse kemi konsensus. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fshihej-780x439.jpg)
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret
![Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/stacioni-i-policise-780x439.jpg)
Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-780x439.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër