Houth-ët e Jemenit sinjalizojnë se kanë ndaluar sulmet ndaj Izraelit dhe anijeve në Detin e Kuq

Houth-ët e Jemenit sinjalizojnë se kanë ndaluar sulmet e tyre kundër Izraelit dhe anijeve në Detin e Kuq, ndërsa një armëpushim i paqëndrueshëm vazhdon në Rripin e Gazës.
Në një letër pa datë drejtuar Brigadave al-Qassam të Hamasit, të publikuar në internet nga grupi, Huthët dhanë sinjalin e tyre më të qartë se sulmet e tyre janë ndalur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
"Ne po monitorojmë nga afër zhvillimet dhe deklarojmë se nëse armiku rifillon agresionin e tij kundër Gazës, ne do të kthehemi në operacionet tona ushtarake thellë brenda entitetit sionist dhe do të rivendosim ndalimin e lundrimit izraelit në Detin e Kuq dhe Detin Arabik", thuhet në letrën nga Gjeneral Major Yusuf Hassan al-Madani, shefi i shtabit të ushtrisë Huthit.
Megjithatë, Houth-ët nuk kanë ofruar ndonjë pranim zyrtar se fushata e tyre në rajon është ndalur.
Ushtria e Izraelit, e cila ka nisur sulme duke vrarë udhëheqës të lartë të grupit Houth-i, refuzoi të komentojë të martën kur u kontaktua nga Associated Press.
Por siç kujtojnë mediat, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi në shtator se do t'i godiste H0uth-ët "shtatëfish" për sulmet që synonin Izraelin pas një sulmi me dron në Eilat që plagosi 22 persona.
Houth-ët fituan famë ndërkombëtare gjatë luftës Izrael-Hamas me sulmet e tyre ndaj anijeve dhe Izraelit, të cilat ata thanë se kishin për qëllim detyrimin e Izraelit të ndalonte luftimet. /Telegrafi/
















































