LAJMI I FUNDIT:

Hoti zotohet për krijimin e ushtrisë dhe liberalizimin e vizave

Hoti zotohet për krijimin e ushtrisë dhe liberalizimin e vizave

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të premten në Suharekë se vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, janë partnerë seriozë të aleatëve tanë euroatlantikë, për të krijuar Ushtrinë e Kosovës dhe për t’i liberalizuar vizat.

“Do të arrijmë t’i bindim aleatët tanë se janë krijuar kushtet për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Ne nuk do të ndjekim strategji protagonizmi në këtë proces, sepse është dëshmuar se një strategji e tillë vetëm e dëmton realizimin e synimit tonë për ta bërë Kosovën me ushtri partnere të ushtrisë amerikane dhe NATO-s”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se Ushtrinë e Kosovës synojmë ta ndërtojmë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.


“Në mesin tonë kemi ekspertë, ushtarakë dhe ish-luftëtarë që dinë më së miri ta bëjnë ushtrinë. Ne kemi krijuar financa të mjashtueshme dhe kemi përgatitur legjislacionin, tani na nevojitet koordinim ndërkombëtar dhe unitet i brendshëm”, ka thënë Hoti.

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni i djathtë ka thënë se nuk do t’i shmangemi detyrimit për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

“Jo vetëm sepse këtë e kemi kriter për të fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Por, edhe sepse ne duam të demonstrojmë që jemi shtet serioz dhe që nuk u bishtnojmë detyrimeve ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.

“Por, për ta shmangur rrezikun e shndërrimit të sërishëm të kësaj çështjeje në kauzë politike për pushtet, qeveria që unë do të drejtojë ka një plan me hapa konkretë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Besoj fuqishëm që brenda një afati rekord, ky plan do të arrijë të qartësojë gjithçka rreth kësaj marrëveshjeje dhe Bashkimi Evropian do ta ketë të hapur rrugën për të vemdosur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Kryetari i LDK-së dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se “ne dallojmë nga të tjerët sepse ne kemi plan konkret për zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

“Njëri konkurrent i yni, nuk ka fare plan. Ata vetëm premtojnë gjëra pa asnjë mbulesë. Kanë dëshmuar që e stagnojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës, i prishin raportet e Kosovës me Bankën Botërore e Fondin Monetar Ndërkombëtar. E përdorin buxhetin për nevoja të tyre elektorale dhe për grupet e tyre klienteliste”, ka thënë Mustafa.

Ai ka përkujtuar skandalet e tyre me AXOS, me Pasaportat, me Z-Mobile e mos e harroni skandalin e tokës, shitblerjes dhe tjetërsimit të pronës publike të Kosovës.

Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka thënë se me gjithë potencialin tim i japë përkrahje Hotit në krye të qeverisë.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se koalicioni i territ do të shënojë humbje, qysh ka humbur zgjedhjet e kaluara në Suharekë dhe Gjakovë.

Kryetari i Suharekës, nikoqir i këtij tubimi, ka thënë se ekspertiza e përfaqësuesve të LDK-së, AKR-së, Alternativës dhe Lëvizjes për Drejtësi, nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Avdullah Hoti, janë garancë e një qeverisjeje të mirë, të pakorruptuar, të përgjegjshme dhe shërbyese për qytetarët e Kosovës.

Në trend

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Kalo në kategori