Site icon Telegrafi

Hoti i thotë Kuçit: Mbaje fjalën, jep dorëheqje!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë për Kosovën, Blerim Kuçi ka kërkuar të di se çfarë do të ndodh me nënshkrimet e falsifikuara të deputetëve të opozitës, duke pyetur shtuar nëse një gjë e tillë a është vepër penale.

Këto komente Kuçi i bëri në këtë seancën e thirrur nga opozita, pas mos liberalizimit të vizave për vendit tonë këtë vit.

“Sepse kështu nëse ne nuk japim përgjigje, liberalizimi i vizave do të shtyhet edhe për 2022, probleme kemi. Edhe qytetarët edhe ne kemi nevojë me pas sqarime se çfarë u bë  me nënshkrimet e falsifikuara, kur subjektet politike nënshkruajnë në formë të falsifikuar ose prezantojnë falsifikatë për të thirr seancë të jashtëzakonshme. Atëherë dihet që dikujt po i ngutet. Pikëpyetje është a po ju ngutet që me prish çështjen e dialogut, e patëm një rezolutë për dialogun, a ka të bëjë më çështjen e ushtrisë, nuk e di saktë, por dikujt po i ngutet”, tha ai, raporton KP.

E menjëhershme ishte  kundër-replika, e shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai ka kërkuar nga Kuçi, që të mbaj fjalën, që të jap dorëheqje ashtu siç kishte premtuar, që nëse nuk liberalizohen vizat gjatë këtij viti, ai do të jepte dorëheqje.

“Unë prita nga zotëri Kuçi që ta mbajë fjalën, i ka shti fjalët fort për liberalizimin e vizave. Pavarësisht se çfarë ndodh unë pres që ai me mbajt fjalën”, ka thënë ai.

Kurse Kuçi u përgjigj se sa i përket dorëheqjes, tha se do të diskutohet dorëheqja e tij dhe e Hotit, pasi të votohet Ligji  për ushtri./Telegrafi/

Exit mobile version