LAJMI I FUNDIT:

Hoti takoi përfaqësuesin special të Norvegjisë në Ballkan – flasin për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Hoti takoi përfaqësuesin special të Norvegjisë në Ballkan – flasin për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Bjornstad, i cili shoqërohej nga ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.

Me këtë rast, kryeministri Hoti e ka njoftuar Bjornstad për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, veçmas për menaxhimin dhe parandalimin e pandeminë COVID–19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Duke folur për agjendën dhe orientimin e integrimit të plotë euroatlantik të Kosovës, Kryeministri Hoti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat. Në këtë kontekst, ai pohoi se të dyja vendet duhet ta thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin dypalësh në interes të dy vendeve dhe popujve tanë”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.


Gjithashtu, në këtë takim është biseduar edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me këtë, kryeministri Hoti ritheksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë, e cila do të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.

Ndërsa, Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Bjornstad, e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen duke thënë se Norvegjia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Lajme
Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Lajme
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Lajme
Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori