Ndarja e Kosovës si opsion për zgjidhjen finale me Serbinë, po promovohet çdo ditë e më tepër nga politikanët serbë. Aleksandar Vulin, Rasim Lajiq e Ivica Daçiq disa herë e kanë përmendur këtë opsion, duke e cilësuar si mjaft pozitiv për Serbinë.
Por zyrtarët e lartë shtetëror në Kosovë vazhdimisht e kanë hedhur poshtë mundësinë që të ketë ndarje të Kosovës.
Se ndarja nuk do të ndodhë po thotë edhe nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti.
Hoti në një intervistë me shkrim për lajmi.net ka deklaruar se ndarja nuk mund të ndodhë pa e marrë Kosova Sanxhakun dhe luginën e Preshevës. Duke e cilësuar këtë opsion si të pamundur.
Madje Hoti thotë se në këtë formë do të duhej të shkëputej edhe Vojvodina nga Serbia.
“Kosova dhe shqiptarët kanë tjetër pozitë gjeostrategjike. Kanë SHBA. Kanë Shqipërinë në NATO. Kanë Maqedoninë Veriore në bashkë-krijim. Kanë njohje zyrtare nga të gjitha vendet fqinje, përjashto Serbinë. Kanë shtet të organizuar, të strukturuar dhe kanë BRSH-në, pra dimensionin ushtarak shtetëror, njëra prej mrekullive të kohës për rajonin, dhe nga e gjithë kjo mund të kuptohet vaji i klasës politike serbe, qoftë si provokim, ngacmim, lajm i rremë apo diçka tjetër”, tha fillimisht Hoti.
“Ndarja nuk është në rend të ditës. Në të kundërtën nuk mund të ndodh ndarja pa e marrë Kosova Sanxhakun, pjesën e saj në Serbi dhe Sanxhakun, pjesën e saj në Mal të Zi. Nuk mund të ndodh ndarja re Kosovës pa e marrë Kosova luginën e Preshevës. Nuk mund të ndodhë ndarja pa u shkëput Vojvodina prej Serbisë. Siç mund të shihet janë disa aspekte të vogla që e komplikojnë ndarjen e Kosovës”,deklaroi tutje ai.
Në shtetin serb ndarjen e Kosovës po e vlerësojnë si opsion real për ta pamundësuar sipas tyre, krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
E deklarata serbe për “Shqipërinë e Madhe”, Hoti po i vlerëson si propagandë dhe frikë nga shteti serb.
Nënkryetari i PDK-së propozon që faktori politik në vend të jetë i unifikuar ndaj situatës aktuale në raport me Serbinë.
“E para të mbahet një qëndrim zyrtar në pajtim me Kushtetutën e republikës së Kosovës. E dyta, faktori politik i Kosovës duhet të jetë i unifikuar sa i përket kësaj çështje. E treta, Kosova duhet të marrë përgjegjësitë e veta e Serbia duhet të marrë e veta”, thotë Hoti për lajmi.net.
Tutje ai kërkon që Serbia ta marrë përgjegjësinë për krimet e luftës dhe pushtimin e Kosovës.
Duke folur për fazën finale të dialogut, Hoti ka bërë thirrje që negociatat me Serbinë të jenë gjithpërfshirëse dhe unifikuese.
Për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit, nënkryetari i PDK-së theksoi se duhet të bëhet në bazë të tri parimeve themelore të Kushtetutës.
“Asociacioni vetëm me karakter këshillëdhënës i ndërtuar mbi tri Parime themelore Kushtetuese: Mbi parimin shumetnik të Kushtetutës, mbi parimin e asociimit, mbi parimin: Kosova është e shqiptarëve dhe e të gjitha komuniteteve tjera që jetojnë brenda saj”, përfundoi nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti.
Kur po hyjmë në fazën finale të dialogut, në Kosovë ka përçarje ndërmjet partive politike për atë se kush duhet ta udhëheq këtë proces.
Edhe platforma e propozuar nga qeveria për dialogun me Serbinë u tërhoq nga Kuvendi, për t’i dhënë hapësirë konsensusit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi