LAJMI I FUNDIT:

Hoti premton uljen e TVSh-së

Hoti premton uljen e TVSh-së

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka prezantuar planin ekonomik dhe zhvillimor para përfaqësuesve të bizneseve të vendit, ku tha se gjatë qeverisjes së ardhshme presin një rritje ekonomike 7-8%, dhe do të rrisin subvencionet dhe grantet për sektorin bujqësor, duke ofruar vende të reja të punës.

“Presim rritja ekonomike të arrijë 7-8% duke e siguruar një platformë transparente…,Tek politikat tatimore kryesore është fillimi i mbledhjes të TVSh, hapi i parë është mbledhja e TVSh, ku do të fillojmë mbledhjen e TVSH online. Do të funksionalizojmë pakon e dytë fiskale, do të ulim TVSh-në për akomodim, turizëm, do bëjmë listën e prodhimeve vendore që të kenë lirime”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se përparësi në planin për zhvillim ekonomik kanë mineralet, në krye me Trepçën.