LAJMI I FUNDIT:

Hoti i premton ndihmë Tuzit për implementimin e Programit Nacional dhe Ndërshtetëror për Rininë

Hoti i premton ndihmë Tuzit për implementimin e Programit Nacional dhe Ndërshtetëror për Rininë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Komunën e Tuzit.

Hoti u prit në takim nga Kryetari i Kuvendit të Tuzit Fadil Kajoshaj, nënkryetari i Komunës Simon Ivezaj, nënkryetari i Komunës Haris Ramoviç dhe sekretari për Kulturë, Sami Raxhoviç.

Hoti prezantoi para përfaqësueseve të komunës Programin Nacional dhe Ndërshtetëror për Rininë duke premtuar se do t’i ofrojë ndihmë për implementimin.


“Programi Nacional për Rininë është një program i veçantë që lidh të rinjtë e të gjitha komuniteteve dhe u mundëson të rinjve që pa dallim të përfshihen në garë”, tha Hoti.

Kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj tha se është shumë i lumtur që po vihen themelet e bashkëpunimit me Kosovën me një projekt shumë të rëndësishëm për nxënësit.

“Çdo iniciativë nga Kosova është e mirëseardhur. Kjo e sotmja është hap shumë pozitiv për të nisur bashkëpunimin për nxënës”, tha Kajoshaj.

Ndërkaq, nënkryetari i komunës Simon Ivezaj theksoi gatishmërinë që së bashku të shohin mundësitë e implementimit të programit.

Nënkryetari i komunës Haris Ramoviç në emër të komunitetit boshnjak tha se është shumë i interesuar për zbatimin e Programit Nacional për Rininë edhe në Rozhajë e Novi Pazar. ​

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori