LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Asnjë vendim i madh për Kosovën s’mund të merret pa PDK-në

Hoti: Asnjë vendim i madh për Kosovën s’mund të merret pa PDK-në

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka thënë se PDK është partia e cila identifikoi vetveten me vendime të mëdha.

Sipas Hotit, pavarësisht se humbën në zgjedhjet e fundit, asnjë vendim jetik për Kosovën, s’mund të merret pa Partinë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”PDK është partia e cila realisht identifikoi vetveten me vendime të mëdha. PDK ishte institucioni i vendimeve të mëdha. Aventura shqiptare kishte mëkate të mëdha, prandaj dhe me vonesë i bënë shtetet”.


”Asnjë vendim politik i madh nuk mund të merret pa Partinë Demokratike të Kosovës. Pavarësisht se në të gjitha zgjedhjet e fundit jemi duke humbur, e pavarësisht se u quajtëm kriminel. Ata arritën të fitojnë vetëm sepse dinin të flisnin keq për ne”, tha Hoti në Zona B të Klan Kosovës.

Hoti i cili dhe është personazh i njohur në jetën politike dhe kulturore në Kosovë, ka komentuar edhe çështjen e disa pikave të dështimit të PDK-së.

Ai madje deklaroi se tashmë i takon Kadri Veselit, të bëjë një rikthim të fuqishëm të këtij subjekti partiak, njofton Klan Kosova.

”Ne dështuam të japim përgjigje në tre akuza substanciale. Ishte klientela, filozofia Pronto dhe SHIK. Ata nuk ishin më të mirë sepse fituan, por ishin më të mirë në filozofi sepse fituan ‘’Me hajna nuk ka shtet’’”.

”Ka shumë gjëra të vërteta në këto akuza. Ne harruam të bëjmë një lidhje klasike. I takon Kadri Veselit të bëjë një rikthim të fuqishëm duke u përgjigjur në këto tre shtylla”.

”E nëse Kadri Veseli do dijë të bëjë një kthim të bukur në mes PDK-së klasike nga ajo e reja. Do ta kishte kohën e botës të përgjigjej për këto shtylla”, është shprehur Hoti. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori