Horoskopi për muajin korrik 2023
Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje
Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar korriku.
Shëndeti: Jeni në humor të mirë dhe keni shumë energji për të investuar në mësimet e rritjes personale dhe zhvillimit që lidhen me besimin dhe heqjen dorë nga kontrolli. Bëni diskutime konstruktive me të dashurit për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Dashuria: Deshët e lirë do të shijojë komunikimin dhe flirtin (veçanërisht me Luanin dhe Demin), do të kenë mundësi të ringjallin botën e tyre emocionale dhe të rivendosin besimin në dashuri. Gjërat janë zhvilluar dhe nxehur që nga fillimi i muajit dhe në dhjetë ditët e fundit do të ketë mësime të rëndësishme - një person i veçantë mund t'ju nxisë të rivlerësoni përvojat dhe besimet tuaja, por edhe të gjeni një perspektivë të re. Në marrëdhëniet e partneritetit, atmosfera është e turbullt dhe e paqëndrueshme. Mund të keni mundësinë të rishikoni modelet e së shkuarës, gjë që mund t'ju sigurojë një takim me një dashuri të vjetër. Një bisedë e thjeshtë mund të sjellë përsëri ndjenja e deklarata të pavëmendshme dhe do të ndiheni të pasigurt e të tronditur, por në fund mund të jetë konstruktive për marrëdhënien në të cilën jeni.
Shëndeti: Është koha për të krijuar kujtime të bukura - dokumentoni çdo ngjarje në të cilën merrni pjesë, kënaquni me argëtimin aktiv që do të jetë më i këndshëm se joga, meditimi dhe praktikat qetësuese gjatë kësaj periudhe. Veçanërisht do t'ju pëlqejë shoqërimi me të tjerët.
Dashuria: Në marrëdhëniet me partnerin, mund të keni konfrontime dhe të zbuloni pikat tuaja të verbëra – për shembull, sa e keni marrë si të mirëqenë partnerin tuaj dhe nuk i keni vlerësuar mjaftueshëm cilësitë e kontributin e tij në marrëdhënien tuaj. Mund të jetë e vështirë për ju të pranoni se nuk keni qenë të drejtë, por me veprimet tuaja mund t'i shprehni njohuritë më mirë dhe në mënyrë më efektive - partneri do ta kuptojë atë që po i thoni dhe do ta vlerësojë përpjekjen tuaj. Nëse jeni beqar dhe mendoni se si të gjeni më në fund dikë, rishikoni gatishmërinë tuaj për një lidhje – ndoshta ju mungon vullneti për të pranuar përgjegjësinë që vjen me një marrëdhënie serioze, ose keni frikë nga angazhimi dhe humbja e lirisë dhe pavarësisë. Por frika juaj është një pasqyrim i besimeve që ju pengojnë emocionalisht dhe janë pengesa kryesore për mirëqenien tuaj në dashuri. Deri në fund të korrikut, gjërat mund të ndryshojnë nëse merrni guximin për të lënë dikë t'ju afrohet.
Shëndeti: Nuk ka argëtim pa rrezik - qëndrimi juaj ndaj jetës është i mprehtë, por mbi të gjitha i patrembur. Edhe pse shpesh jeni mjaft të turpshëm, jeni gati të rrezikoni në mënyrë që të ndiheni të gjallë. Yjet këshillojnë të bëni aktivitete në natyrë.
Dashuria: Gjatë kësaj periudhe, Binjakët e rinj mund të gjejnë një partner nëse janë aktivë - vetëm sharmi nuk mjafton për t'ju vënë re dikë, duhet t'i përkushtoheni takimeve. Ndoshta jeni mësuar të jeni në qendër të vëmendjes dhe nuk është e lehtë për ju të ndryshoni zakonin e ofertave tërheqëse "të bien në këmbët tuaja" - gjithashtu duhet të bëni disa hapa dhe të filloni të bëni takime potencialisht argëtuese dhe emocionuese. Dalja nga bota juaj e brendshme dhe bashkimi me botën e jashtme mund të jetë pengesa dhe sfida më e madhe dhe nëse e kapërceni, do të jeni shumë të lumtur me veten. Në marrëdhëniet me partnerin, duhet të rivlerësoni dëshirat dhe nevojat tuaja, dhe mund të zbuloni se ato janë në konflikt, dhe nga këtu vjen shqetësimi dhe pakënaqësia juaj kohët e fundit. Partneri po humbet durimin dhe do të ishte mirë që ju t'i kushtoni vëmendje dhe bashkë me tuajat të merrni parasysh dhe respektoni dëshirat dhe nevojat e tij. Jini të sinqertë, kjo është e vetmja gjë që shpërblehet në marrëdhëniet e ngushta.
Shëndeti: Zëri juaj i brendshëm ju pëshpërit se mund ta bëni dhe se nuk duhet të hiqni dorë – por kini kujdes në përdorimin e rezervave të çmuara të energjisë që ruani me kujdes. Mbushni rezervat tuaja të energjisë me kujdes, rituale dhe trajtime bukurie dhe hobi krijues - kjo mban rrahjet e zemrës suaj të larta dhe ju mban të qëndrueshëm.
Dashuria: Mund të ndjeni lodhje dhe distancë në marrëdhëniet me partnerin - ndoshta jeni lodhur duke u përpjekur të afroheni më shumë me të, të merrni me mend ndjenjat dhe t'i plotësoni dëshirat e tij, ndërsa ai i pranon përpjekjet tuaja sikur kjo është gjithçka që ai pret nga ju. Në asnjë mënyrë nuk “meritoni” më shumë ngrohtësi, vëmendje dhe respekt – por nuk bëhet fjalë për merita, por për pasiguritë tuaja, si dhe për partnerin. Është koha të vendosni veten në radhë të parë dhe të kërkoni atë që ju takon. Nëse jeni beqarë, rreth datës 20 korrik mund të fitoni papritur çmimin kryesor në shortin e dashurisë. Ju fantazoni për butësi dhe romancë, jeni të uritur për vëmendje dhe afërsi, dridheni brenda dhe dërgoni sinjale të fuqishme rreth jush - dikush do t'ju dëgjojë, do t'ju njohë, do të shohë poshtë sipërfaqes dhe do t'ju ofrojë atë që ai vetë ka nevojë. Mos lejoni që frika t'ju kapërcejë dhe hapuni për të marrë me gëzim atë që Universi jep.
Shëndeti: Nëse "terapia e blerjeve" është mënyra juaj e preferuar për t'u çlodhur, shkoni në "gjueti" në dyqane - mund të gjeni veshje dhe sende të bukura me të cilat mund të përmirësoni disponimin tuaj. Pastaj kushtojuni meditimit për t'u çlodhur, për t'u lidhur me veten dhe për të rinovuar energjinë tuaj.
Dashuria: Në marrëdhëniet me e partnerin do të ketë ndryshime që keni planifikuar, por edhe disa të paplanifikuara. Marrëdhëniet e qëndrueshme mund të bëhen martesa dhe zgjerimi i familjes mund të vijë më shpejt nga sa e kishit menduar. Jeta juaj e dashurisë i jep përshpejtim të gjitha aspekteve të tjera të jetës dhe sjell shumë aktivitet dhe planifikim, gjë që ju bën të ndiheni plotësisht në elementin tuaj - një partner duhet vetëm të ndjekë të gjitha idetë tuaja fantastike, pa shumë ankesa nëse është e mundur. Luanët e lirë më në fund gjejnë një oazë në bredhjen e tyre në shkretëtirë - në gjysmën e dytë të korrikut, yjet premtojnë njohje të reja ose një thellim miqësie që mund të zhvillohet në një marrëdhënie të qëndrueshme. Nëse do të qëndroni në oazë vetëm për të pushuar apo “të vendoseni” në të, varet vetëm nga vlerësimi nëse më në fund keni takuar personin e duhur dhe jo nga sa jeni të lodhur nga bredhja, paralajmërojnë yjet.
Shëndeti: Pushimi do të kënaqë trupin dhe shpirtin tuaj - një ndryshim i peizazhit aktivizon hormonet e lumturisë dhe rikthen energjinë, ndërsa ju do të shijoni më së shumti doza të barabarta aktiviteti dhe pushimi, noti dhe banja dielli. Në një atmosferë të relaksuar, jeta juaj e brendshme është më aktive dhe arrini në njohuri të rëndësishme, të cilat mund t'i vini në praktikë kur t'i ktheheni jetës së përditshme.
Dashuria: Në marrëdhëniet me partnerin, ekziston një fazë e ndarjes, qoftë fizike apo emocionale. Ju mund të ndiheni të vetmuar dhe të vini re çifte të tjera dhe mund të duket sikur të gjithë kanë marrëdhënie më të mira se ju. Në veçanti, mund të vëreni sesi të tjerët trajtohen nga partnerët e tyre dhe dëshirojnë ta përjetojnë atë. Nuk ju çon domosdoshmërisht drejt flirtimit apo aventurës, por mund t'ju drejtojë në drejtimin e gabuar. Kthehuni te lidhja juaj, krijoni një komunikim të hapur dhe thelloni marrëdhënien që keni, këshillojnë yjet. Virgjëreshat beqare mund të bien në dashuri me personin e parë që i ka ndezur dhe në vapën e korrikut kalojnë lehtësisht në zjarr. Mund të ndiheni sikur jeni në parajsë, por ulja mund të jetë e pakëndshme – asgjë nuk është e përsosur, siç dëshiron zemra juaj, ndërsa dashuria ka të meta dhe gracka të fshehura, të cilat do t'ju bëjnë të ndërgjegjshëm me dhimbje. Regjistroni një tjetër përvojë të vlefshme dhe qëndroni të qetë dhe dinjitoz.
Shëndeti: Ndoshta nuk jeni veçanërisht të motivuar për të lëvizur (ose jeni plotësisht joaktiv dhe e keni vërtet të vështirë të lëvizni), por ju vetë e dini se ia vlen të bëni pak përpjekje për të kapërcyer inercinë tuaj dhe për të lëvizur, sepse kjo ju bën menjëherë të ndjeheni më mirë dhe më të gjallë. Shpirti juaj noton nëpër pafundësinë kozmike, por trupi juaj kërkon pak më shumë vëmendje, aktivitet dhe mirëmbajtje të energjisë së punës. Dilni në natyrë për të mbushur trupin tuaj me shpirt, për të rritur energjinë tuaj jetësore dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Në marrëdhëniet me partnerin, mund të ndjeni stagnim dhe monotoni - keni nevojë për "ajrim" të plotë dhe energji të re dhe, kjo do të fillojë spontanisht tek ju. Magjia e Venerës ju rikthen pasionin nëse vendosni të lëvizni dhe të dilni nga rutina juaj; kjo mund të nënkuptojë të dilni nga shtëpia. Ju e doni shtëpinë tuaj dhe paqen e brendshme, por përdorni fundjavat për udhëtime, ngjarje kulturore dhe argëtim me partnerin e miqtë tuaj, në mënyrë që të largoni rutinën dhe të filloni gjallërinë, brenda dhe rreth jush. Nëse jeni beqarë, kënaquni me shoqërimin dhe pranoni të gjitha ftesat që ju dërgojnë miqtë. Një jetë aktive shoqërore dhe zgjerimi i rrethit të njohjeve mund të sjellë njohje interesante; sharmi dhe gëzimi juaj në çdo shoqëri dalin në pah, tërheqin vëmendjen. Ju nuk duhet të punoni shumë, thjesht shkoni atje ku ju çon rruga dhe jini ata që jeni, Universi do të kujdeset për gjithçka tjetër.
Shëndeti: Akrepat mund të kenë probleme shëndetësore që lidhen me stresin në periudhën e kaluar, pikërisht kur vendosin të pushojnë. Thjesht do të thotë që keni nevojë për dy herë më shumë relaksim dhe pushim nga sa keni menduar dhe duhet patjetër ta vlerësoni dhe zbatoni atë – trajtimet spa, masazhet, banjat shëruese, si dhe aktivitetet e lehta si joga, shëtitjet, do të rivendosin ekuilibrin e forcën tuaj.
Dashuria: Akrepat e lirë duhet të dalin nga kalaja e tyre - dashuria e jetës suaj nuk do të shfaqet para derës tuaj, si në filma, dhe ndërsa mendoni se nuk është e pamundur dhe ndërsa përpiqeni të vlerësoni probabilitetin që një gjë e tillë të ndodhë, koha kalon, njerëzit argëtohen, zemrat thyhen... Mos e përçmoni dramën, por bashkohuni - si pjesëmarrës, do të bëni çmos për të zhvilluar skenarin tuaj. Në marrëdhëniet me partnerin, ju duhet vetëm pak kohë e lirë dhe relaksim i përbashkët për t'u lidhur dhe rinovuar intimitetin. Nuk keni nevojë të bëni asgjë të veçantë, mjafton të gjeni kohë për të pirë kafe, për të parë një emision së bashku dhe për të diskutuar tema që ju interesojnë. Sapo të filloni të qeshni, do të kuptoni se gjithçka është në rregull mes jush dhe se kimia ekziston ende në një nivel më të thellë dhe mund të duhet vetëm pak më shumë kohë për të shkaktuar reagime në sipërfaqe.
Shëndeti: Jeni aktiv dhe shpërtheni nga dëshira për të drejtuar energjinë diku, por në të njëjtën kohë jeni të grisur dhe urreni të angazhoheni dhe kërkoni dikë që t'ju bëjë shoqëri gjatë ngasjes me biçikletë, në palestër ose duke ecur në pyll, por askush nuk është në dispozicion. Provoni të bëni not - së pari, është mirë për shtyllën kurrizore, jeni të rrethuar nga njerëz dhe patjetër do të keni dikë me të cilin të bisedoni.
Dashuria: Në marrëdhënien me partnerin, ekziston një dinamikë që ju kënaq të dyve - mjaft aktivitete të ndryshme të përbashkëta dhe të pavarura, atmosferë të mjaftueshme shtëpiake të qetësisë dhe sigurisë, mjaft ngjarje interesante jashtë zonës së rehatisë. Pavarësisht nëse jeni bashkë ose secili ka aktivitetet e veta, ju ndjeni harmoni - është pikërisht lloji i modelit të marrëdhënies që ju përshtatet më së miri të dyve dhe me kalimin e kohës jeni gjithnjë e më të vetëdijshëm se sa i mirë dhe i rëndësishëm është, gjithashtu jeni më të gatshëm për të ruajtur dhe ushqyer atë që keni. Në korrik do të jenë mundësi të mjaftueshme për ta ripërtërirë këtë vetëdije dhe për të fituar mirënjohje. Nëse jeni beqarë, do të ndiqni argëtimin dhe shoqërimin, me rezultate të rastësishme dhe të pasigurta. Pritshmëritë mund t'ju pengojnë të kaloni një kohë të mirë, edhe pse jeni sa më aktivë që të jetë e mundur. Por energjia ndryshon pas 18 korrikut dhe ju ndiheni më të qetë e më të lidhur me veten. Më pas mund të shfaqet dikush, i cili mund të jetë shfaqur tashmë, por ju nuk e keni vënë re për shkak të përpjekjeve egoiste për të kënaqur të gjithë dhe për të kaluar sa më mirë.
Shëndeti: Angazhohuni në aktivitetin e preferuar - duke gërmuar nëpër dollapin tuaj dhe duke hedhur poshtë gjithçka që nuk keni veshur verën e kaluar, bëni të lumtur anëtarët e familjes dhe miqtë duke dhuruar gjërat tuaja "të vjetra". Planifikoni pushimet tuaja, duke filluar me peshqirët dhe pantoflat, dhe duke imagjinuar të shtriheni në plazh dhe menjëherë do të ndiheni të freskët dhe gati për veprime të mëtejshme.
Dashuria: Në marrëdhëniet me partnerin, zakonet e përbashkëta do t'ju kënaqin, do të gjeni rehati edhe në të metat e ditura të partnerit tuaj. Do të merrni pjesë në diskutime me "gjysmën e zemrës suaj", për sa kohë që nuk dilni nga modeli sipas të cilit reagohet ndaj shkaktarëve të caktuar. Por dashamirësia juaj mund të thyhet përballë sfidës dhe eksitimit të pushtimit të territorit të panjohur dhe mund ta gjeni veten të tunduar, ndoshta më shumë se kurrë më parë. Përkundrazi, përqendroni energjinë tuaj në gjetjen e përmbajtjes dhe emocioneve të reja në marrëdhënie, sepse mund të futeni në një territor të rrezikshëm, ku jeta juaj do të komplikohet jashtëzakonisht shumë, paralajmërojnë yjet. Nëse jeni të lirë dhe e shihni jetën tuaj si një “punë në progres”, një projekt dashurie mund të gjejë vend për realizim, sepse dikush mund t'ju tërheqë vëmendjen, madje edhe më shumë se kaq. Një person duket se i plotëson të gjitha kriteret tuaja (jashtëzakonisht të larta), të cilat mund të mos jenë përmbushur kurrë më parë, por mos bëni gabim, askush nuk është i përsosur dhe askush nuk mund të "kalojë" analizën tuaj të paanshme (të detajeve më të vogla). Shikoni veten më mirë, përmirësoni disa të meta dhe cilësi të këqija dhe përqendrohuni në aftësinë tuaj për pranim e mosgjykim.
Shëndeti: Jepini vetes kujdesin që ju nevojitet, shkoni për masazh, parukeri, manikyr, relaksohuni në një banjë aromatike, krijoni një atmosferë kënaqësie dhe relaksi pas çdo dite pune, për të pushuar mendjen dhe trupin. Aromaterapia është zgjedhja e duhur për ju në këtë periudhë - merrni vajra esencialë, shkopinj aromatikë dhe qirinj, për një ndjenjë freskimi e pastrimi.
Dashuria: Kënaqësia në partneritet vjen në shprehje. Është bukur të jesh me dikë, antenat e të cilit janë më të ndjeshme se të tjerët, që nuk të imponon asgjë dhe e kupton nevojën tënde për pavarësi. Nga kjo shtresë mirëkuptimi, mund të rezultojë një pushim ëndrrash së bashku, ku do të dëshironi të qëndroni deri në fund të verës. Por realiteti sjell sfidat, ndaj në fund të korrikut mund të gjendeni në një konflikt serioz me partnerin. Por ju e dini se një diskutim i shëndetshëm do të rifreskojë marrëdhënien tuaj dhe do t'ju ndihmojë të rilidhni. Nëse jeni beqarë dhe mendoni se nuk do ta takoni kurrë shpirtin tuaj binjak, realiteti po ju mohon. Ju ndoshta e keni takuar tashmë atë, por keni arritur të distancoheni prej saj dhe të ndaheni me nevojën tuaj të ekzagjeruar për liri. Gjatë korrikut mund të takoheni sërish dhe ta konsideroni marrëdhënien tuaj objektivisht.
Shëndeti: Të prezantoheni në mënyrë autentike para të tjerëve - është një detyrë kryesore zhvillimore për Peshqit, për të cilën do të keni shumë mundësi të punoni gjatë korrikut, në të gjitha aspektet e jetës. Forconi shpirtin përmes meditimit, trupin përmes lëvizjes dhe të qenit në natyrë, intelektin përmes leximit, mësimet e gjërave të reja, përvetësimin e aftësive të reja, diskutimet - për t'u ndjerë dhe vepruar si një person i plotë dhe i integruar.
Dashuria: Në marrëdhëniet me partnerin, në korrik mund të kënaqeni me pyetjet dhe krahasimet. Jeni të shqetësuar për gjithçka - atë që partneri juaj ndjen vërtet për ju, a e meritoni atë që ju nevojitet, a jeni i vetëmjaftueshëm dhe i përkushtuar sa duket? Pyetjet qarkullojnë e rrotullohen dhe fotografia nuk bëhet më e qartë, ndërsa partneri sheh vetëm se ju nuk jeni të lumtur dhe nuk ka as idenë më të vogël se si ndiheni e çfarë ju kalon nëpër kokë. Në vend që të “rrëmbeni” me veten, tregohuni të guximshëm dhe bisedoni me partnerin, besojini atij dyshimet e pasiguritë tuaja. Nëse jeni vetëm, mund të ndiheni të lënë jashtë e të izoluar dhe të jeni shumë të ndjeshëm - duhet të dilni nga ky rreth vicioz i parashikimeve dhe të kuptoni se jo gjithçka rrotullohet rreth jush. Ju mund të jeni të vetmuar, sepse refuzoni përpjekjet e miqve, familjes dhe të njohurve dhe preferoni të qëndroni në shtëpi. Por të dashurit tuaj e dinë atë anë tuajën, prandaj ju thërrasin - pranoni të paktën një telefonatë në javë, për të zgjeruar këndvështrimin tuaj dhe për t'u lidhur me njerëzit. Duke u lidhur me të tjerët, ju do të aksesoni vende brenda vetes që janë aktualisht të paarritshme për ju. /Telegrafi/










































