Është e kotë të pranohet që jo të gjithë personat që njohim janë të simpatikë për ne. Ndonjëherë kemi antipati thjesht me një të parë, apo nuk arrijmë dot të krijojmë një marrëdhënie të mirë
Janë disa karakteristika të caktuara të cilat, secili nga ne nuk arrin dot t’i tolerojë tek të tjerët.
Antipatia është subjektive dhe për çdo shenjë të zodiakut, është një shenjë tjetër me të cilën nuk arrin dot të shkojë dakord.
Horoskopi dhe yjet na zbulojnë antipatitë e zodiakut!
DASHI – Një person i gëzueshëm dhe i shoqërueshëm si ty, vështirë se ka antipati që në vështrimin e parë. Por, duke parë natyrën pak ‘gërnjare’ tënden dhe rebele, shpesh të qëllon të kesh rivalë, si në fushën sentimentale, ashtu edhe në atë profesionale.
Është një shenjë që, më shumë se kushdo tjetër të bën të humbasësh durimin: Peshorja.
Nuk arrin të kuptosh se si ka mundësi që ka njerëz të tillë, të cilët nuk janë në gjendje të shfaqin vetveten ashtu siç janë apo që nuk japin një zgjidhje. Me një person të tillë nuk provon as të diskutosh.
DEMI – Ke tendenca për të qenë shumë posesiv/e. Falë durimit tënd dhe maturisë, arrin gjithnjë rezultate optimale, si në fushën profesionale, ashtu edhe në atë personale. Të pëlqen të shijosh suksesin tënd dhe nuk e pranon faktin se dikush mund të të ‘vjedhë’ protagonizmin dhe të mos marrësh dot komplimentet e merituara. Ja përse, mes personave antipatikë për ty, më antipatiku/ja është personi i lindur nën shenjën e Luanit. Në rastin e rivaliteteve të dashurisë, të shpëtojë kush të mundë!!!
BINJAKËT – Duke qenë se tenton gjithnjë të sillesh në mënyrë sa më miqësore me të gjithë, nuk kuptohet gjithmonë nëse dikush është i këndshëm për ty, ose jo. Je person që pëlqen zbavitjet, shakatë, qeshjet dhe të bësh vazhdimisht batuta, të cilat për ndonjë mund të jenë të pavend.
Antipatia jote zodiakale nuk mund të shkojë për tjetër kënd, përveç Bricjapit: është gjithnjë kaq serioz dhe i vetmi që nuk mund t’i shkëpusësh një buzëqeshje. Mençuria e lindur e tij të irriton dhe ngadalësia që ka të bën të humbasësh durimin.
GAFORRJA – Për ty është thelbësore të kesh rreth vetes njerëz të ndjeshëm, që kanë të njëjtat cilësi me ty dhe që duan të kalojnë kohë me familjen. Nuk arrin të konceptosh idenë se dikush mund të jetë indiferent ndaj kësaj të fundit.
Ndaj, sjellja e Ujorit për ty është e papranueshme. Nuk arrin të gjesh ëmbëlsi apo butësi në asnjë nga sjelljet e tij. Sigurisht, nuk do jesh ti që do e ndjekësh sa herë që ‘arratiset’.
LUANI – Ti ke namin e një personi shumë të drejtë dhe të ndershëm. Zakonisht nuk ke probleme në deklarimin e antipative të tua që, në shumicën e herëve janë për njerëzi fals, jo korrektë dhe aspak të sinqertë në drejtimin tënd, apo në drejtim të njerëzve që ti i do shumë.
Shenja me të cilën nuk arrin dot kurrë të shkosh dakord është Akrepi. Mosbesimi i tij është një ndër gjërat më të padurueshme për ty. Edhe pse ka namin si hakmarrës, ti nuk e ke aspak frikë.
VIRGJËRESHA – Është tejet e thjeshtë që një person të jetë antipatik për ty dhe po ta mendosh mirë, mund të gjesh diçka që nuk shkon tek të gjithë shenjat e zodiakut, përfshirë edhe tënden.
Por një shenjë që nuk arrin dot kurrë ta kuptosh është ajo e Peshqve. Duket në fakt se keni koncept të ndryshëm për rregullin dhe përpikmërin dhe moskokçarja e tij të acaron shumë.
Sipas teje, peshqit nuk arrijnë dot të kuptojnë se bëhen qesharakë dhe aspak realistë sa herë që ndjekin ëndrrat e tyre.
PESHORJA – Nuk je person që do grindjet dhe shpesh i bën bisht.
Për ty është e rëndësishme të jetosh në paqe në mënyrë që të ruash ekuilibrin e brendshëm. Je fleksibël dhe të pëlqen ta marrësh jetën me lehtësi. Pikërisht për këtë motiv, nuk shkon dot me njerëzit që i bëjnë gjërat më të vështira se ç’duhet. Antipatia jote mund të jetë për shenjën e Demit, që tregon gjithnjë se nuk është aq elastik në mendime sa do duhej për të folur me ty për çdo gjë.
AKREPI – Ti nuk je, pa diskutim, person i kuptueshëm apo që hap rrugë kollaj dhe në pjesën më të madhe të rasteve të udhëheq ‘shqisa e gjashtë’.
Ka shumë njerëz për të cilët ndjen antiati që në shikimin e parë, pa motiv dhe kjo ndjenjë të qëndron edhe pas shumë kohësh.
Shenja e horoskopit që pa diskutim të çon në debate të ashpra është ajo e Binjakëve. Ti je mosbesues/e nga natyra dhe sheh tek Binjakët personat më pak të besueshëm të gjithë Universit. Cinizmi i tyre shkon përtej esencës tënde.
SHIGJETARI – Një person i këndshëm dhe alegro si ty nuk ka probleme të shoqërohet me këdo, edhe me persona me zakone apo tradita kulturore tërësisht të ndryshme nga ty.
Të pëlqen të udhëtosh dhe të ‘kapësh në ajër’ të gjitha propozimet aventuriere që të bëhen. Antipatia jote është për shenjën e Gaforres, që ka një stil jete shumë të ndryshëm nga ty. Ajo që të irriton më shumë, është fakti se qajnë shpejt. Ty të pëlqen të qeshësh dhe ke përshtypjen se Gaforrja mund të shuajë entuziazmin tënd.
BRICJAPI – Qëndrimi yt i jashtëm jep shpesh përshtypjen se jeni person i ftohtë dhe autoritar.
Kjo është arsyeja që shpesh ndesheni me njerëzit që nuk durojnë dot të marrin urdhra nga ty.
Shenja me të cilën jeni zakonisht në konflikt është Dashi. Përsa i përket kokëfortësisë, është një luftë titanësh. Ti nuk duron dot faktin që Dashi reagon gjithnjë impulsivisht, pa respektuar një planifikim të detajuar. Është një shenjë që nuk e mban dot nën kontroll dhe ‘nxehtësia’ e tij të tremb.
UJORI – Ti je shenja që tërheq antipatitë e personave që ke përreth dhe shpesh as që ndërgjegjësohesh për këtë. Askush nuk arrin të kuptojë sjelljen tënde: ndonjëherë je personi më i pranishëm në botë në jetën e dikujt dhe të nesërmen je zhdukur.
Në çdo rast nuk do rregulla, nuk do kufij dhe për këtë arsye hyn në konflikt me shenjën e Virgjëreshës, e cila përpiqet të të imponojë zakonet e saj të bezdisshme. Në shoqëri me një Virgjëreshë ndihesh si në kurth dhe për këtë arsye largohesh pa dhënë shpjegime.
PESHQIT – Je person që përshtatet shumë shpejt në situata të ndryshme, por pavarësisht kësaj, nuk heq dorë nga ankesat kur gjërat nuk shkojnë siç do doje dhe ke tendenca për të bërë rolin e ‘viktimës’.
Shenja për të cilën ke më shumë antipati është natyrisht ajo shenjë që injoron ankesat e tua dhe ka qëllimin për të të mësuar çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar në jetën tënde: Shigjetari.
Prepotenca jote dhe mendjemadhësia e Shigjetarit janë origjina e përplasjeve të ashpra dhe të paharrueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Gjëegjëza të vështira të cilat vetëm mendjet më të ndritura mund t’i zgjidhin
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë