A e dini se FBI-ja ka një ekip të tërë, kushtuar profilizimit psikologjik të vrasësve serialë? Epo, ndoshta ata duhet të përdorin edhe astrologjinë. Kushton më pak dhe do të shihni që duket e besueshme
Në horoskop, Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit njihen si shenja të paqëndrueshme. Ata janë të njohur për faktin që përshtaten shpejt dhe janë çmendurisht të pavendosur. Janë si kameleonë që përjetojnë ndryshime episodike dhe të shpeshta gjatë gjithë jetës së tyre.
Kombinojeni këtë me energjinë dhe personalitetet e këtyre shenjave dhe sapo keni marrë një recetë “për njerëzit që bëjnë jetë të dyfishtë”.
Që ta kuptoni më mirë:
• Binjakët, simbolizohen nga njerëzit binjakë dhe për anët e shumta ose personalitetet e fshehura. Një person që jashtë duket i këndshëm dhe normal, por është i trazuar dhe “i errët”? Po, ekziston si mundësi.
• Virgjëreshat janë të përpikta dhe sistematike. Ato e duan rutinën. Vrasësit serialë priren të kryejnë veprime që ndjekin një model karakteristik, të parashikueshëm të sjelljes…
• Shigjetarët janë karizmatikë dhe lulëzojnë në aventura. Dëshira e tyre për emocion mund t’i çojë edhe drejt veprimeve të papërshtatshme.
• Peshqit janë empatikë, por kjo ndjeshmëri mund t’ju kthehet për keq. Ata mund të ndihen të mbingarkuar dhe të përdorin mekanizma të çuditshëm mbrojtjeje.
Mbledhim disa nga vrasësit serialë më famëkeq dhe kemi:
Ted Bundy (Shigjetari), Jeffrey Dahmer (Binjakët), John Wayne Gacy (Peshqit), Andrew Cunanan (Virgjëresha), “Son of Sam” David Berkowitz ( Binjakët), Richard “The Night Stalker” Ramirez (Peshqit), “Boston Strangler” Albert DeSalvo (Virgjëresha), Randy Kraft (Peshqit), Larry Eyler (Shigjetari) dhe “BTK” Dennis Rader (Peshqit).
Gjithashtu, në një vëzhgim të tabelave të lindjes (birth charts) së këtyre kriminelëve, shfaqen modele të caktuara.
Bundy, Cunanan, Ramirez dhe Kraft, së bashku ndajnë disa aspekte kryesore në tabelën e tyre: Sjellje të ndrydhura psikologjike, lidhur me Mërkurin, planetin e komunikimit, si dhe tension dhe pak ashpërsi, lidhur me Plutonin, planetin e vdekjes.
Përkthimi: Plutoni mund të sjellë transformime pozitive, por kur aspirohet dobët, ai gjithashtu mund të shkaktojë vetë-sabotim shqetësues, madje edhe një fiksim me vdekjen.
Një lidhje me Mërkurin mund të rrisë një “aftësi të nevojshme për të tërhequr viktima të reja”.
Sigurisht, jo çdo vrasës serial i përket këtyre shenjave.
Studime të tjera të ditëlindjeve të vrasësve serialë kanë zbuluar se një numër i konsiderueshëm tyre janë Ujorë (Gary Ridgway, Robert Hansen dhe Luis Alfredo Garavito), të shenjës së Demit (HH Holmes, Michael Ryan dhe David Copeland) apo Bricjapë (The Sorcerer, Freeway Killer apo Wolf of Moscow).
Për më tepër, çdo shenjë ka të paktën një vrasës serial, për shembull Charles Manson ishte një Akrep, “Hillside Strangler” Angelo Anthony Buono Jr ishte një Peshore, dhe Keith Hunter Jesperson ishte një Dash.
Interesante është se tabelat e lindjeve nuk janë kryqëzimi i vetëm i astrologjisë dhe krimit të vërtetë. Disa astrologë kriminalistikë përpiqen të zgjidhin vrasjet duke parë “tabelat e ngjarjeve” (event charts) ose “tabelat e para për herë të fundit” (last-seen charts), për të ditur se si dukej kozmosi ditën kur ndodhi vrasja.
Sidoqoftë, shumë psikologë janë skeptikë për këtë.
Ju gjithsesi mos u trembni se po jetoni me një Peshk apo se jeni një Binjak. Mos harroni se “birth charts” janë thjesht harta. Pastaj, “Më falni, por jam Binjak”, nuk do bënte punë në gjyq!
Burimet: Cosmopolitan, Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk është rastësishëm aty, a e dini për çfarë shërben tapa në kapakun e shishes së vajit?

Ndihesh sikur të gjithë të urrejnë? Ndiq këto shtatë këshilla!

Çiftet e lumtura janë mesatarisht më të trashë

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej

Pastroni shportën e 'air fryer' me këtë metodë super të thjeshtë me dy produkte shtëpiake

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi