Horoskopi javor për periudhën nga 28 qershor – 04 korrik

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Vraponi, ushtroni me pesha, punoni në kopsht, në mënyrë që të djersiteni dhe të lodheni, do t'ju sjellin lehtësim dhe qetësi.
Dashuria: Në marrëdhënie dashurore, ndjenja e pakënaqësisë shkakton nervozizëm dhe padurim. Deshtë e lirë do të kenë një mundësi të mirë për të filluar një romancë të re dashurie. Nuk është e vështirë për ju të entuziazmoheni, të dashuroheni dhe të ndiheni si në qiell, por edhe këtu këshillohet të shmangni reagimet e tepruara, në mënyrë që të mos prishni diçka që i duhet vetëm kohë për t’u zhvilluar në një mënyrë natyrale dhe spontane.
Shëndeti: Forconi trupin tuaj me lëvizje, dietë të ekuilibruar dhe pushim.
Dashuria: Në planin e dashurisë, çlirimi nga e kaluara është aktiv. Mund të jetë fundi i një marrëdhënieje në të cilën keni qenë të pakënaqur për një kohë të gjatë, ose ndonjë mundësi e pakëndshme dhe freskuese për të thyer modelet e vjetra në marrëdhënien që dëshironi të mbani dhe të avanconi. Gjithashtu, ju duhet të përballeni me jorealitetin e pritjeve tuaja - ëndrrat tuaja për dashurinë nuk janë në përputhje me realitetin.
Shëndeti: Reaksione të mundshme alergjike karakteristike të këtij sezoni, me ndjenjën e lodhjes dhe rënien e energjisë.
Dashuria: Ju mund të sfidoheni të përfshiheni në një çështje jashtë një marrëdhënie të rregullt - ose e keni bërë tashmë dhe tani po përpiqeni të ekuilibroni në mënyrë emocionale dhe organizative. Edhe Binjakët e lirë përballen me ndjenjat që nuk donin t’ia pranonin vetvetes. Ju akoma mund ta keni të vështirë të imagjinoni se si gjërat mund të kishin shkuar më mirë dhe më lehtë nëse do të kishit analizuar situatën tuaj aktuale pak më thellë dhe do të kishit bërë një rregullim dhe zgjerim të këndvështrimit tuaj.
Shëndeti: Nervat tuaja janë të tensionuara, prandaj mund të ndiheni të rraskapitur.
Dashuria: Lehtësia e pranimit të ndjenjave të veta e karakterizon këtë periudhë. Mjafton që ju të kaloni një kohë të relaksuar me një partner ose një person që ju pëlqen. Nëse nuk keni askënd në zemrën tuaj, ju nuk do ta përjetoni atë boshllëk kaq dramatikisht - ju mund të zgjeroni perspektivën tuaj dhe të kuptoni se nuk është aspak një zbrazëti, por një potencial që mund ta mbushni me dashuri për veten tuaj, transformim, zhvillim personal.
Shëndeti: Nëse flini keq, ndryshoni rutinën tuaj, bëni aktivitete nëpërmjet të cilave do të kanalizoni më mirë dhe ekuilibroni nivelin tuaj të energjisë.
Dashuria: Ju do të jeni në gjendje t’i shprehni ndjenjat dhe nevojat tuaja thjesht dhe drejtpërdrejt, pa e shqetësuar partnerin tuaj. Luanët e lirë do të mendojnë shumë dhe do të rishikojnë përvojën e tyre emocionale. Ju mund t’i dalloni modelet në marrëdhëniet që ju kanë dështuar, në sjelljen tuaj dhe në sjelljen e njerëzve që ju kanë thyer zemrën dhe mund të arrini t’i lini të lirë dhe t'u bëni vend marrëdhënieve të reja dhe njerëzve të rinj në jetën tuaj.
Shëndeti: Ndiheni mirë dhe keni mjaft energji për t’i përballuar të gjitha sfidat.
Dashuria: Në marrëdhënie dashurore vjen një periudhë kur secili prej jush do të jetë i zënë me punët dhe planet veta dhe do të merren me vetveten. Nëse e kuptoni këtë si largim, mund të ketë debate dhe bindje të panevojshme. Virgjëreshat e lira do të kenë një orar të ngjeshur dhe një jetë shoqërore intensive. Ju mund të takoni një person të ri në një bisedë të zakonshme, e cila mund të shndërrohet në një komunikim real të dy intelekteve dhe ndjeshmëri të përputhshme dhe të çojë në një zhvillim të papritur të marrëdhënies.
Shëndeti: Praktikoni meditimin, shëtitni dhe kontrolloni peshën tuaj.
Dashuria: Bëni një analizë të sjelljeve dhe qëndrimeve të partnerëve dhe personave të afërt që janë e kundërta e asaj që dini dhe ndieni. Ju nuk mund ta merrni me mend se çfarë mendon një i afërt juaji, por duhet vetëm të prisni dhe do të merrni një pamje më të qartë, nga një këndvështrim më i gjerë. Peshoret e lira janë në vorbullën e romantikut. Keni shumë mundësi për njohje të reja, flirt dhe argëtim. Mos i refuzoni ftesat e shoqërisë, edhe nëse jeni të lodhur dhe me humor të keq.
Shëndeti: Ndani më shumë kohë për të pushuar dhe për t’u qetësuar, keni nevojë që t’i mbushni bateritë.
Dashuria: Është kjo një periudhë e mirë për të gjitha temat e ndjeshme që keni anashkaluar, sepse tani mund ta kuptoni më mirë njëri-tjetrin. Akrepat e lirë mund të hutohen nga një situatë emocionale. Mbase dikush po luan me ndjenjat tuaja dhe po manipulon me ndjeshmëri, dhe mbase ju thjesht po interpretoni sinjalet e paqarta që personi tjetër po ju dërgon. Dhe mbase ajo nuk ju dërgon ndonjë sinjal, por ju po ngarkoheni më shumë në sjelljen e saj.
Shëndeti: Periudhë e shkëlqyeshme për organizimin e një pikniku ose një udhëtimi të shkurtër.
Dashuria: Qetësohuni dhe tregoni durim dhe tolerancë dhe partneri juaj do të marrë iniciativë dhe do të bëjë lëvizje vetë, edhe pse më ngadalë se ju. Do t’ju shpaguhet nëse nuk nxitoni dhe lejoni që vetë të rregullohet dhe të përshtatet në mënyrën e tij dhe ritmin e tij. Shigjetarët e lirë do të merren seriozisht me veten e tyre, jetën e tyre emocionale dhe mendore, nevojën e tyre për të mbushur zbrazëtinë që ata ndiejnë. Bëni gjithçka që ju ndihmon të merrni njohuri më të thella për atë që dëshironi të ndodhë, por mos injoroni atë që të dashurit tuaj ju lejojnë të dini ose të transmetoni hapur.
Shëndeti: Nëse ju shqetësojnë nervozizmi dhe ngarkesat emocionale, shkoni në palestër.
Dashuria: Ju njiheni si njeri i rreptë dhe i drejtpërdrejtë, prandaj heshtni më shumë dhe dëgjoni dhe peshoni mirë gjithçka që thoni. Bricjapët e lirë do të kenë kritika të rëndësishme ndaj vetes, por dhe ndaj të tjerëve. Ju do të keni rastin të zgjidhni se si do të reagoni ndaj një situate, ndërsa yjet ju këshillojnë ta bëni të kundërtën e asaj që bëni zakonisht, në mënyrë që të thyeni një model që kushtëzon zhvillimin dhe rrjedhën e marrëdhënies tuaj. Rishqyrtimi nuk do t'i shpëtojë të gjitha marrëdhëniet tuaja miqësore dhe të ngushta, ndërsa disa nuk do t'u "mbijetojnë" analizave dhe kritikave.
Shëndeti: Keni nevojë për një pushim.
Dashuria: Mos e gjykoni partnerin tuaj, jepini vetes kohë për të ftohur kokën dhe për të ngrohur zemrën tuaj dhe më pas filloni një bisedë në të cilën do të dëgjoni dhe merrni më shumë sesa të flisni dhe drejtoni. Ujorët e lirë kanë mundësinë të krijojnë njohje të reja. Ju do të rrethoheni nga njerëz interesantë dhe me ndikim, ndërsa disa prej tyre mund t'ju ndihmojnë në shumë mënyra. Nëse ndiheni gati për një marrëdhënie emocionale, kërkoni një partner të përshtatshëm sipas pajtueshmërisë intelektuale.
Shëndeti: Përdorni forcën tuaj për të shmangur mbingarkesën dhe lodhjen.
Dashuria: Është kjo një periudhë e përshtatshme për forcimin e marrëdhënieve të dashurisë, për romancë dhe argëtim. Besojani partnerit pritjet, planet dhe ambiciet tuaja, përfshini atë në çdo segment të jetës suaj. Peshqit e lirë mund të ndihen plotësisht të lumtur në një vërshim ndjenjash në të cilat dikush tjetër do të ndihej në panik. Intensiteti i emocioneve tuaja ju është i njohur, mirëpo do të mund t’ju ndodhë që edhe vetë të habiteni se çfarë po ju ndodh – cunami i ngazëllimit magjepsës po ju kaplon. Çfarëdo që të jetë (dhe sa do të zgjasë), shijoni përvojën. Ju do të keni mundësi të mjaftueshme për të parë përse keni pasur nevojë për të.
/Telegrafi/
































































