Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
DASHI (21.03.20.04)
Puna: Jeni në formë të mirë, mirëpo nga pak po e humbni pasqyrën reale mbi mundësitë të cilat janë para jush. Planet dhe ambiciet e mëdha mund të ndërpriten papritur me vendime të pavolitshme të eprorëve, të cilët idenë tuaj fare nuk e kuptojë dhe ju përjashtojnë që në start. Çdo gjë që këto ditë do të filloni, do të shkojë keq dhe do të jetë e ngarkuar me pengesa të papritura.
Shëndeti: Gastriti.
Dashuria: Në planin emocional po arrijnë turbulenca. Personi i dashur nuk po arrin të ndjekë tempin kaotik në të cilin kohëve të fundit jeni. Për shkak të mungesës së komunikimeve, janë të mundshme mosmarrëveshjet të cilat, nëse nuk i zgjidhni me kohë, do të shndërrohen në konflikt serioz.
DEMI (21.04.21.05)
Puna: Janë të mundshme komplikime me bashkëpunëtorët. Karriera juaj do të mundë të shkojë në rënie nëse hyni pa kujdes në aksione të mëdha. Mos i thelloni armiqësitë me njerëzit nga të cilët vareni. Nuk është kjo koha për zgjidhjen e kurrfarë mashtrimi. Sinqeriteti juaj nuk do t’ju sigurojë fitore, pa marrë parasysh sa keni të drejtë.
Shëndeti: Dhembje të shpinës.
Dashuria: Si duket jeni të gatshëm të hiqni dorë lehtësisht. Kur hasni në rezistencën e parë, juve gjërat ju duken të parëndësishme për të justifikuar pasigurinë tuaj. Para se të bëni sërish diçka, studioni veten se çfarë ju është më e rëndësishme, krenaria juaj, kotësia apo qëllimi i fundit nga i cili keni hequr dorë.
BINJAKËT (22.05.-21.06)
Puna: Sado që kjo periudhë mund të jetë e pakëndshme për ju, është mirë që vetes t’i jepni pak pushim, të ikni nga puna dhe të kaloni orë të tëra në shoqëri të miqve, të cilët ju relaksojnë. Puna nuk do të ikë, askush nuk do të vërejë mungesën tuaj, ndërkaq ju do të ktheheni të freskët. Veç kësaj, përpiquni që këto ditë t’i shlyeni disa obligime financiare.
Shëndeti: Probleme me sytë.
Dashuria: Tek ju seriozisht po rritet tensioni, sepse po përballeni me sfida të mëdha, të cilat, patjetër, duhet t’i zgjidhni. Funksiononi shkëlqyeshëm kur jeni nën presion, mirëpo atë moment kur gjërat i përfundoni, ju keni një rënie të ndjeshme energjie. Për shkak të pakënaqësisë që keni, të parin do ta sulmoni personin tuaj të dashur.
GAFORRJA (22.06-22.07)
Puna: Jeni në vrullin e humorit të mirë. Ju shkojnë për dore disa risi në afarizëm dhe po gjeni metoda interesante, të cilat do të kristalizohen gjatë punës. Vështirësitë me eprorët do të manifestohen, në rend të parë, nëpërmjet presionit që puna patjetër duhet të përfundohet para afatit të caktuar. Pakënaqësitë mund të lindin nëse puna juaj ka lidhje me komunikimin apo me ndonjë formëtjetër.
Shëndeti: Probleme me stomakun.
Dashuria: Po fantazoni për personin i cili është plotësisht i papranueshëm për ju. Më mirë është të përmbaheni, sepse nuk është periudhë e volitshme për kurrfarë veprimesh të fshehta. Do të zbuloheni. Rezistoni tundimeve, vetëm në këtë mënyrë do të shmangni aspektet e pakëndshme, të cilat mund t’jua komplikojnë jetën dashurore.
LUANI (23.07.22.08.)
Puna: Po fillon një projekt i vjetër nga i cili kaherë keni hequr dorë tërësisht. Informatat po ju arrijnë nga personat me të cilët jeni të lidhur miqësisht. Nëse ju drejtohet në besim apo nëse tema e gjithë situatës është diç e turbullt, jini të kujdesshëm, sepse mund t’u ekspozoheni manipulimeve dhe gënjeshtrave, të cilat do t’ju tronditin. Pritjet tuaja reduktoni në minimum, në mënyrë që të mos zhgënjeheni.
Dashuria: U jeni dorëzuar iluzioneve, me vetëdije po i lejoni vetes që t’ju marrë me vete fantazia. Po e interpretoni gabimisht dashamirësinë e një personi, i cili me sjelljet e tij të njerëzishme po ju dërgon sinjale qëju respekton, ndërkaq ju besoni që fjala është për sinjale dashurie. Mos u ngutni.
Shëndeti: Kujdes lëkurën.
VIRGJËRESHA (23.08.22.09.)
Puna: Para jush janë ditët e dinamikës së fuqishme afariste dhe të komunikimeve. Mund të gjendeni në mes të një grupi të madh njerëzish, të mbërthyer në bisedime të cilat kanë të bëjnë me afarizmin tuaj. Mos u ngutni, sepse realizimi i atyre bisedimeve do të shtyhet. Po ju rrethojnë njerëzit të cilët ju sugjerojnë çdo imtësi. Vendimet merrni në mënyrë të pavarur, me kohë distancohuni nga ndikimet e jashtme.
Shëndeti: Konsumoni më shumë lëngje.
Dashuria: Në qendër të vëmendjes janë marrëdhëniet familjare, qoftë kur është fjala për familjen tuaj apo për familjen e partnerit tuaj. Nga ju presin që të tregoni kujdes më të madh, mirëpo këtë herë nuk jeni të sigurt nëse është i domosdoshëm angazhimi juaj. Më me dëshirë kohën e lirë do t’ia përkushtoni vetes, larg nga të gjithë, madje dhe nga më të afërmit.
PESHORJA (23.09.- 22.10.)
Puna: Po arrini t’i përfundoni të gjitha obligimet, por me përpjekje dhe angazhim shumë të madh. Mos prisni asgjë nga të tjerët, mbështetuni ekskluzivisht në aftësitë, këmbëngulësinë dhe në vetëmohimin tuaj, vetëm kështu do të arrini sukses të kënaqshëm. Mund të keni probleme me eprorët. Nga fundi i javës janë të mundshme përmirësime të vogla të humorit, edhe pse disa probleme ende ekzistojnë.
Shëndeti: Dhembje e eshtrave.
Dashuria: Është koha të shikoni ku ju çon lidhja juaj. Personi i dashur po tregon sinjale të vogla që diçka e rëndësishme po ndryshon. Ato ndryshime të vogla vërtet janë shenja e asaj që do të vijë më vonë. Sidoqoftë jeni në prag të periudhës gjatë së cilës jeta juaj dashurore do të ndryshojë qenësisht.
AKREPI (23.10.22.11.)
Puna: Jeni të molisur për shkak të tempit, i cili ju shoqëron tashmë një kohë. Ju dekurajojnë kërkesat nga të gjitha anët, si edhe obligimet monetare të cilat ju janë grumbulluar. Mos i fajësoni të tjerët për obligimet e mëdha, vetë i keni pranuar, andaj tani është koha të qëndroni dhe t’i realizoni. Pos gjithë këtyre obligimeve, po ju ofrojnë edhe ngarkesa të reja. Ngadalësoni pak dhe mos pranoni çdo gjë që ju ofrohet.
Shëndeti: Dhembje e sinuseve.
Dashuria: Në qendër të interesimeve tuaja është situata e cila po zhvillohet brenda familjes suaj. Janë të mundshme disa ndryshime të papritura ndaj të cilave, dëshiruat ju apo jo, duhet patjetër të reagoni. Po i ekzagjeroni problemet, prandaj mendoni dy herë para se diç të vendosni.
SHIGJETARI (23.11.21.12)
Puna: Lajme të befasishme mund t’ju turbullojnë plotësisht mendjen. Përkushtimi juaj i plotë temës së caktuar këto ditë mund t’ju kushtojë nëse lejoni që t’ju ikin detaje të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën të cilën e bëni çdo ditë. Nëse jeni në fillim të një projekti tëri, ju jepet mundësia që një fazë ta çoni deri në fund. Do të arrini sukses, mirëpo nëpërmjet një kompromisi të dhembshëm.
Shëndeti: Pagjumësia.
Dashuria: Bashkë me tensionin e madh, i cili po e pasqyron jetën tuaj profesionale, edhe marrëdhëniet emocionale po bëhen gjithnjë e më të paqëndrueshme. Personi i dashur është i shqetësuar, ndërkaq janë të mundshme edhe pakënaqësi të tjera, nëse i bëni presion me tema serioze. Jeni në fazën e moskuptimeve të plota emocionale.
BRICJAPI (22.12.-20.01).
Puna: Do të detyroheni të inicioni veprime konkrete. Pa dilema, është e nevojshme që të reagoni shpejt dhe ta pranoni ofertën e parë afariste që ju ofrohet, e cila arrin në këtë periudhë. Ndoshta, në fillim do t’ju duket e ngadalshme dhe e parealizueshme, mirëpo në afat të gjatë çdo gjë që tani do të inicioni do të ketë potencial që të zhvillohet dhe të shpaguhet mirë në të ardhmen. Mos u zhgënjeni, do të arrini sukses.
Shëndeti: Kontrolloni shtypjen e gjakut.
Dashuria: Kohën po e kaloni të rrethuar me persona, të cilët nuk ju respektojnë sa duhet, por që ju mendoni që duhet ta keni atë respekt. Mirëpo, partneri ju bën presion, andaj pakënaqësia juaj mund të shkojë në drejtim krejtësisht tjetër. Sado që të sfidoheni, mos reagoni dhe bëhuni tolerant.
UJORI (21.01.-12.02.)
Puna: Do të keni një fitim të konsiderueshëm, mirëpo njëkohësisht edhe shpenzime të paplanifikuara. Të mos ju rrëmbejë mendimi që do të kishit mundur të prolongoni pagesën e llogarive. Çfarëdo ideje që të keni për manovrime financiare, do të jetë e pamundur. Këto ditë jini posaçërisht të disiplinuar, madje edhe në situatat të cilat ju duken të volitshme.
Shëndeti: Kujdes nga viruset.
Dashuria: Keni nevojë për një pushim, mirëpo më mirë është që të përmbaheni, sepse nuk është periudhë e volitshme për ndryshime të tilla. Qasuni me disiplinë dhe me durim partnerit. Vetëm kështu do të shmangni ndryshimet, të cilat paralajmërojnë mundësinë e ndonjë kthese e cila mundet seriozisht t’ju komplikojë jetën dashurore.
PESHQIT (20.02-20.03.)
Puna: Me vështirësi po komunikoni me njerëzit për të cilët nuk keni mendim të mirë. Megjithatë, afarizmi nuk njeh një sjellje të tillë, andaj do të detyroheni që t’i duroni disa situata. Do t’ju befasojë ajo që keni mundur të lëshoni, po të mos i kishit respektuar dhe dëgjuar. Nuk keni durim në punë. Këto ditë ju tërheq ideja për një pushim afatshkurtër apo së paku për një pushim të vogël.
Shëndeti: Kujdes nga infeksionet.
Dashuria: Nëse tensionin ta bartni te partneri, ekziston shansi i madh që krizën, e cila mund të jetë afatshkurtër ta thelloni, dhe kështu vetëm sa do t’ju shtohen problemet. Me ndihmën e një miku do t’ju kthehet optimizmi, edhe pse problemet reale ende nuk janë zgjidhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMasturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Kjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj