LAJMI I FUNDIT:

Hoqën dorë nga jeta luksoze në shtëpinë prej 450 metra katrorë për të jetuar në autobusin e vjetër për nxënës (Foto/Video)

Hoqën dorë nga jeta luksoze në shtëpinë prej 450 metra katrorë për të jetuar në autobusin e vjetër për nxënës (Foto/Video)

Nëna e katër fëmijëve nga Wigani është duke e jetësuar ëndrrën amerikane, pasi së bashku me bashkëshortin shpenzuan plotë 38 mijë dollarë për ta shndërruar një autobus të vjetër për nxënës në një shtëpi luksoze mobile për familjen e tyre.

Debbie Mayes, 33-vjeç, kishte takuar bashkëshortin Gabriel, 35-vjeç, nga Angleton i Teksasit derisa ishin nxënës të një shkolle në Illionis, dhe pas dy viteve romancë ata kurorëzuan dashurinë e tyre – sot janë prindër të Gracen, Darby, Deacon dhe Jovey, transmeton Telegrafi.

Edhe pse kanë një familje të madhe, dyshja kanë pranuar se ishin lodhur me shtëpinë e tyre prej 450 metra katrorë, dhe kështu vendosën ta ndërrojnë me atë me rrota.


Mayes arriti ta “zhvesh” autobusin klasik amerikan, duke shndërruar në një shtëpi brenda të cilës nuk mungon asgjë,duke filluar nga kuzhina, dhoma e ndejës, dhomat e gjumit për katër fëmijët, me të cilin deri më tani kanë përshkruar mbi 3 mijë mile duke udhëtuar nga Tennessee në Nevada.

Ata janë duke kërkuar të blejnë tokë në Kaliforni me qëllim që të mund ta parkojnë autobusin. /Telegrafi/