Honor 8, modeli tjetër i jashtëzakonshëm i telefonit debuton në treg!

Huawei mund të mos jetë shumë e njohur tek ne, por si kompani vjen pas Samsung dhe Apple. Kompania kineze është e treta për kah popullariteti në botë.
Produkti i Huawei i njohur si “Honor” është lansuar në Amerikë në fillim të vitit. Tani, kompania ka sjellur Honor 8, verzionin e lirë të Huawei P9.
Për 399 dollarë, ju mund të keni ekran prej 5.2 inç me rezolucione prej 1920x1080 LCD, 4GB RAM memorie, 32GB hapësirë ruajtëse dhe 3000 mAh bateri. Modeli 64GB vjen për 449.99 dollarë.
Honor 8 ka një kamerë me ngjyra prej 12 MP dhe kamerën monokrom poashtu prej 12 MP të vendosura në pjesën e pasme të pajisjes.
Kamera me ngjyra ka detyrat e kamerës së zakonshme ndërkohë që kamera monokrome kap informata shtesë të dritës.
Më pas, softueri i kombinon informatat prej dy kamerave për të sjellur imazhin. Huawei ka deklaruar se sistemi i dy kamerave kap tri herë më shumë dritë se lentja e zakonshme.
Në anën e përparme të pajisjes është kamera prej 8MP. Paraporositjet e Honor 8 kanë filluar më 17 gusht në tregun amerikan.




















































