Është e rrallë që një prodhues i zakonshëm të prezantojë një coupe sportive, veçanërisht në një kohë kur tregu dominohet nga SUV-të.

Por, Honda do të përdorë platformën e saj, e cila mbështet pothuajse të gjitha modelet e kësaj kompanie, për të rikthyer në treg Prelude.


Me një sistem hibrid dhe një motor me benzinë me dy litra, Prelude do të trashëgojë arkitekturën e njohur Honda, e cila funksionon shkëlqyeshëm për shembull në Civic.rrotullime të larta gjatë përshpejtimit.

Screenshot 3 42

Megjithatë plani është të shkojmë një hap më tej me Prelude dhe kuti ingranazhi CVT. Prelude do të marrë teknologjinë më të fundit S Shift, për të cilën Honda thotë se simulon tingullin dhe ndjesinë e ndërrimit të shpejtë automatik të marsheve.

Kjo do të thotë, kutia e shpejtësisë duhet të menaxhojë gjithashtu rrotullimet e motorit në varësi të marsheve të simuluara. Të luash me kutinë e shpejtësisë CVT nuk është e re, dhe do të shohim se si do ta bëjë Honda. Ne presim që Prelude të dalë në treg vitin e ardhshëm (dhe në Evropë). /Telegrafi/