Nuk është befasi të shohësh një makinë duke u testuar në Nurburgring të Gjermanisë këto ditë.

Por Honda mund të ketë bërë më shumë sesa thjesht duke testuar Civic Type R 2023 në pistë kohët e fundit, përcjell Telegrafi.


fe2 1

Fotografët “spiunë” kanë kapur jo vetëm ekipet inxhinierike të Honda-s duke ndjekur përparimin e makinës, por edhe disa fotografë dhe videografë, duke bërë fotografitë e tyre të këtij prototipi në pistë.

fe3

Fatkeqësisht, ka shumë mistere rreth specifikave përfundimtare të makinës.

fe4

Sidoqoftë, fotot kanë zbuluar disa gjëra, për shembull se makina përmban një grilë unike. /Telegrafi/