Në hollin e Kuvendit të Kosovës sot po mbahen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi.

Homazhet kanë filluar nga ora 10:00 dhe do të mbahen deri në ora 12:00.


Lider shtetërorë dhe figura të njohura kanë bërë homazhe për nder të figurës tashmë të ndjerit, Ali Lajçi.

Homazhe per Ali Lajcin 1 Homazhe për Ali Lajçin /Foto: Ridvan Slivova/

Pos presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, homazhe bëri edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Albin Kurti homazhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bën homazhe për Ali Lajçin /Foto: Ridvan Slivova/

Në kujtim të jetës së tij do të mbahet edhe akademi përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Ndryshe, Ali Lajçi ka ndërruar jetë të dielën.

Ai ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Homazhe per Ali Lajcin 6 Homazhe për Ali Lajçin /Foto: Ridvan Slivova/

Homazhe per Ali Lajcin 5 Homazhe për Ali Lajçin /Foto: Ridvan Slivova/

Homazhe per Ali Lajcin Homazhe për Ali Lajçin /Foto: Ridvan Slivova/

Homazhe per Ali Lajcin 3 Homazhe për Ali Lajçin /Foto: Ridvan Slivova/

Homazhe per Ali Lajcin 2 Homazhe për Ali Lajçin /Foto: Ridvan Slivova/