LAJMI I FUNDIT:

Holiday Resort, investimi i kompanisë Buquku, është perlë e vërtetë në fushën e turizmit dhe hotelerisë

Holiday Resort, investimi i kompanisë Buquku, është perlë e vërtetë në fushën e turizmit dhe hotelerisë

Kompleksi turistik “Holiday Resort” ndodhet në lokacionin Sllatinë e Madhe vetëm 10km larg kryeqytetit dhe 3km larg Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Holiday Resort” përmban hotelin më 30 dhoma luksoze, tre restaurante me një shumëllojshmëri te ushqimeve të begatshme dhe shërbim profesional, sallë të dasmave me kapacitet deri 500 persona, 3 pishina të jashtme me tobogan, shtretër dhe çadra dielli, 3 salla të konferencave si dhe specialitetet e kompanisë Buquku mund t’i gjeni në “Buquku Grill House” brenda resortit.

Kompleksi turistik përmban një restorant kryesor “Fiore”, restorantin e hapur “Garden” në kopsht me kapacitet prej 250 vendesh, tre salla konferencash dhe dhoma për seminare, tre pishina të hapura me rrëshqitëse për të rriturit dhe fëmijët, gjithashtu tre kënde lojërash për fëmijë. Restaurantet ofrojnë ushqime tradicionale dhe mesdhetare, të shoqëruara nga një përzgjedhje e gjerë e verërave nga rajonet më të njohura në Kosovë dhe në botë.

Shërbimi i parkingut deri 600 vetura dhe interneti ofrohet plotësisht pa pagesë dhe është në dispozicion për të gjithë klientët. Të gjitha dhomat ofrojnë një ambient me dekor të ngrohtë, të shtruar me moket, ajër të kondicionuar, internet falas, TV satelitor dhe mini-bar. Banjot janë të pajisura me xhakuzi, tharëse flokësh dhe të gjitha pajisjet e duhura që ju bëjnë të ndiheni shumë komfort.

Resorti gjithashtu ka Grill House me produkte tradicionale si qebap, qofte, salçiçe dhe pjata të ngjashme nga produktet e famshme të fabrikës së mishit “Buquku”. Pranë pishinës ndodhet “Pasha Bar”, një bar veror që shërben pije freskuese, akullore dhe shisha.

Aktivitetet që ofrohen nga ky resort janë të shumta. Disa prej këtyre aktiviteteve janë not në pishinë gjatë natës nën përcjelljen e muzikës me DJ, shkolla e notit, oferta speciale nga skara e pasur me produkte Buquku si dhe specialitete tjera.

Qytetarëve i mbetet vetëm të vizitojnë këtë perlë të vërtetë të turizmit dhe hotelierisë dhe ti dhurojnë vetes momente të paharruara në ambientet e mahnitshme te Holiday Resort.

Për më shumë informata vizitoni Holiday Resort në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3

Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3

Ekonomi
Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?

Huazimet e qytetarëve në banka vazhdojnë të rriten, a ishte 2024 me mbitërheqjet më të larta?

Ekonomi
Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!

Agon Gashi - Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express dhe SPAR Kosova, merr pjese në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos!

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump

Zhvlerësohet kriptovaluta Trump

Botë
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kalo në kategori