LAJMI I FUNDIT:

Holanda thyen Senegalin fare në fund të takimit – mbyllet raundi i parë në Grupin A

Holanda thyen Senegalin fare në fund të takimit – mbyllet raundi i parë në Grupin A

Holanda ka fituar 2-0 ndaj Senegalit në ndeshjen e luajtur në kuadër të Grupit A në Kampionatin Botëror.

Rasti i parë serioz në ndeshje ishte për senegalezët, që në minutën e 25-të rrezikuan përmes Ismaila Sarr, por që goditja e tij u bllokua nga mbrojtja e Tulipanëve.

Një mundësit të mirë për gol e pati edhe Steven Berghuis i Holandës (40’), mirëpo gjuajtja e tij shkoi vetëm mbi portë.


Në 45 minutat e dytë, Virgil Van Dijk lëshoi një mundësi të mirë në minutën e 53-të, pasi goditja e tij me kokë shkoi mbi portë.

Boulaye Dia i Senegalit (65’) krijoi një mundësi për vetën, derisa portieri Andries Noppert bëri një pritje brilante.

Dy skuadrat vazhduan me intensitet të lartë, duke synuar të shënonin golin e fitores, mirëpo atë e arriti Holanda, duke shënuar për 1-0 në minutën e 84-të me anë të Cody Gakpos.

Tulipanët nuk ndaluan me kaq, dhe ia dolën të shënon edhe të dytin, tani përmes Davy Klaassen (90+9′), duke siguruar tri pikë të plota.

Pas xhiros së parë në Grupi A, Ekuadori është lider me tri pikë, pasi mposhti nikoqirin Katarin me rezultat 2-0, aq sa ka edhe Holanda, ndërsa Senegali është po ashtu pa pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Liga e Parë
Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

Premier League
Kalo në kategori