Holanda po shkëlqen në fazën e parë të eliminimit direkt, ku po fiton pas 45 minutave të parë me rezultat 2-0 ndaj SHBA-ve.

Me të filluar takimi SHBA-të ishin më të rrezikshëm, ku Christian Pulisic rrezikoi në minutën e tretë.


Në anën tjetër Holanda me daljen e parë në sulm arriti të shënojë, kur Denzel Dumfries asistoi te Memphis Depay shënoi për 1-0 në minutën e 10-të.

FjEIx8XXwAAw X8

Loja ra paksa në qetësi pas golit, por me SHBA-të që kërkonin golin e barazimit.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Daley Blind mori një asistim nga Dumfries, për të shënuar për 2-0.

FjEIt08WIAUH U3

Një rezultat i mirë për ‘Tulipanët’ që me një hap janë në çerekfinale. /Telegrafi/

telegrafi sport app