Gjatë vitit 2023 Inspektorati i Policisë së Kosovës ka pranuar rreth 1697 ankesa nga qytetarët, ka hetuar 178 të dyshuar, prej tyre 156 punonjës policorë dhe 22 qytetarë që kanë qenë në raste të përbashkët me zyrtarë policorë ka arrestuar 35 punonjës dhe qytetarë dhe ka rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë të gradave dhe niveleve të ndryshme.
Gjatë vitit 2023 Inspektorati i Policisë së Kosovës ka pranuar rreth 1697 ankesa nga qytetarët, ka hetuar 178 të dyshuar, prej tyre 156 punonjës policorë dhe 22 qytetarë që kanë qenë në raste të përbashkët me zyrtarë policorë ka arrestuar 35 punonjës dhe qytetarë dhe ka rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë të gradave dhe niveleve të ndryshme.
Kështu ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit të PK-së, Kushtrim Hodaj në Komisionin për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Hodaj ka thënë se lufta kundër korrupsionit vazhdon që të jetë një ndër prioritet e tyre, prandaj IPK ka arritur që të rritë besueshmërinë tek qytetarët.
“Viti 2023 ka qenë një vit i suksesshëm në përmbushjen e mandateve tona. Lufta kundër korrupsion vazhdon që të jetë një ndër prioritete tona, kemi arritur ta rrisim besueshmërinë tek qytetarët. Jemi angazhuar që të rrisim besimin qytetar në sistemin e trajtimit të ankesave, kemi pranuar 1697 ankesa gjatë vitit 2023, të pranuar nga qytetarët. 32 për qind të këtyre ankesave i kemi orientuar për hetim penal. Jemi angazhuar në parandalimin dhe luftimin e krimit dhe keq menaxhimit. Kemi hetuar 178 të dyshuar, prej tyre 156 punonjës policorë dhe 22 qytetarë që kanë qenë në raste të përbashkët me zyrtarë policorë. Kemi ngritur 74 kallëzime penale ndaj të dyshuarve, kemi arrestuar 35 punonjës dhe qytetarë. Kemi rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë të gradave dhe niveleve të ndryshme”, ka thënë ai.
I pyetur nga kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha për çështjen e gradimit të policisë, se a kanë marrë masa të hetimit dhe si ka shkuar si proces, Hodaj ka shtuar se janë ngritur dyshime për parregullsi në disa klasa ku është mbajtur testi dhe dilemë për të drejta apo jo të aplikimit të një gjenerate.
Gjithashtu, Hodaj ka theksuar se IPK ka pranuar një ankesë nga MINT, për të verifikuar nëse hetuesit që kanë kërkuar dokumentacion të nivelit të klasifikuar nëse kanë qenë të pajisur me certifikata të domosdoshme apo jo.
Për këtë, Hodaj theksoi se dokumentet kanë qenë të klasifikuara si dokumente sekrete.
“Në procesin e konkursit për avancim apo gradimin në gradën rreshter, ne si IPK kemi pranuar një numër të ankesave, fillimisht një numër të konsiderueshëm të ankesave anonime. Pastaj edhe bazuar në publikime që kanë qenë në media, ne kemi krijuar një ekip hetimor dhe i inspektuese do ti trajtojmë të gjitha ankesat veç e veç. Do të realizojmë një inspektim të jashtëzakonshëm. Janë ngritur dyshime për parregullsi në disa klasa ku është mbajt testi dhe dilemë për të drejta apo jo të aplikimit të një gjenerate. Lidhur hetuesit e TASK forcës që kanë qenë duke hetuar rastet e korrupsionit ne kemi pranuar një ankesë nga MINT, për të verifikuar nëse hetuesit që kanë kërkuar dokumentacion të nivelit të klasifikuar a kanë qenë të pajisur me certifikata të domosdoshme apo jo. Ne i kemi trajtuar këto, kemi ndërmarr veprimet e nevojshme, jemi konsultuar me prokurorin e rastit, kemi hartuar një raport me informacion dhe ka qenë vlerësim i prokurorisë se të gjitha veprimet që kanë marr hetuesit kanë qenë të koordinuar dhe me autorizim të prokurorit dhe hetuesit kanë qenë të përgatitur dhe me gjithë dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet për të hetuar rastet përkatës dhe nuk është ndërmarr ndonjë masë. Dokumentet kanë qenë të klasifikuara si dokumente sekrete, certifikata ka qenë e nivelit konfidencial e hetuesve, mirëpo vlerësimi i Prokurorit është se për hetimin e këtyre rasteve nuk ka nevojë, e merr përgjegjësinë prokurori për të gjitha veprimet të cilat zyrtarët i kanë marr me autorizim nga prokurori përgjegjës”, ka theksuar Hodaj.
Ndërsa, rreth inspektimit të stacioneve në Prishtinë, ai ka vijuar se është në proces, ndërsa stacionet policore në qytete të tjera ballafaqohen me mungesa të teknologjisë, uniformës, patrullave dhe shumë të tjera.
“Jemi në proces të inspektimit te stacioneve në Prishtinë. Ne kemi publikuar, raportet janë publike. Stacionet fillojnë prej kushteve, pajisjeve mënyrës se si trajtohen rastet, kohën e reagimit. Stacionet ballafaqohen me disa mungesa të teknologjisë, pjesë të uniformës. Koha e reagimit varion nga qyteti në qytet, 13 minuta prej momentit të thirrjes”, ka shtuar ai./KP/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri