Historike: Kosova pranohet në elitën botërore të mjekësisë sportive

Kosova hyn fuqishëm në historinë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e Federatës Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS) si anëtare e rregullt. Ky vendim, u mor në mbledhjen e Këshillit të Delegatëve në Dubai të shtunën më 26 tetor.Përveç një abstenimi nga Gjeorgjia, të gjitha vendet e pranishme votuan unanimisht për anëtarësimin e Kosovës, duke pranuar me entuziazëm projektin e Asociacionit të Kosovës për Mjekësi Sportive (KASEM), një iniciativë që u themelua nën iniciativën e UBT-së.Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i pranishëm për të paraqitur prezantimin dhe për ta bërë këtë kërkesë historike. Ai falënderoi delegatët për kontributin e tyre në këtë proces dhe e vlerësoi Komitetin Ekzekutiv për pranimin e vendimit në Këshillin e Përgjithshëm të Delegatëve. Një falënderim i veçantë shkoi për Profesor Norbert Bachl, i cili ka qenë një mbështetje e vazhdueshme për Kosovën në ndihmën e ndërtimit të strukturave të nevojshme për anëtarësim, si dhe Presidentin e FIMS, Prof. Fabio Pigozzi.

Në këtë kontekst, Kosova përfundimisht po krijon një rrugë të re për sportistët dhe profesionistët e mjekësisë sportive, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt një të ardhme më të ndritur. Anëtarësimi në FIMS është një dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit të Kosovës për të avancuar këtë disiplinë në nivel botëror, duke u bërë një model frymëzues për vendet e tjera.























































