Identiteti i Papës së ri është zbuluar dhe për herë të parë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është zgjedhur si kreu i Kishës Katolike.


Ai do të identifikohet me emrin papnor - Leo XIV.

Zgjedhja e Papës së ri u bë në ditën e parë të plotë të votimit nga 133 kardinalët e zgjedhur.

Ai tani do të mbajë fjalimin e parë publik dhe do të dhurojë bekimin për turmën e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. /Telegrafi/