LAJMI I FUNDIT:

Historianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Historianët e Deçanit kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, është shprehur e shqetësuar rreth presionit ndërkombëtarë që Komuna e Deçanit të bartë në pronësi të Manastirit të Deçanit, 24 hektarë tokë të ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

Për historianët të grumbulluar rreth LHK-së, këto prona që Manastirit të Deçanit ju kanë dhënë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të drejtuar nga Arta Rama-Hajrizi, është i bazuar në ligjet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Sllobodan Millosheviqit.

“Ne konsiderojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi, ka bërë precedent të rrezikshëm për Deçanin dhe Kosovën, si dhe për rendin e ri kushtetuese të Republikës së Kosovës, andaj mbështetur në argumentin se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Kosovë, i majit 2016, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi, ku legalizohen vendimet e Millisheviqit, ka goditur rend Kushtetutën dhe realitetin e ri në Kosovë”, tuhet në deklaratë.


Më tutje, historianët e Deçanit kërkojmë dorëheqjen morale dhe të parevokueshme të Arta Rama-Hajrizit nga detyra e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Gjykatësja Rama-Hajrizi duhet të jap dorëheqje si akt moral i gabimit të saj trashanik dhe të pa falshëm. Ajo me nënshkrimin e akt gjykimit të majit 2016 ka rrezikuar dhe është duke e rrezikuar jetën e qytetarëve dhe sigurinë në Deçan dhe rrethinë”, mbyllet deklarata.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori