Historia filmike e lojtarëve të Kombëtares së Bosnjës: Nga fëmijëria te Kupa e Botës

Përfaqësuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Tarik Muhamerovic, festoi kualifikimin për në Kupën e Botës me ekipin kombëtar të martën në mbrëmje.
Bosnja dhe Hercegovina mundi Italinë me penallti në Zenicë, duke siguruar pjesëmarrjen e saj në turneun më të madh botëror për herë të dytë në histori.
Muhamerovic ndau një histori personale dhe emocionuese në Instagram, duke kujtuar fillimet e tij dhe ndikimin që kishte pasur një nga shokët e tij aktual të skuadrës, Sead Kolasinac.

Ai tregoi se si, kur ishte fëmijë, përpiqej të siguronte një autograf nga Kolasinac, i cili tashmë kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme.
Sot, mbrojtësi 32-vjeçar luan për Atalantën dhe më parë ka veshur fanellat e Arsenalit, Schalke dhe Marseilles, ndërsa Muhamerovic, tani 23 vjeç, luan në Serie A për Sassuolo.
“Kur dikush të thotë se diçka nuk është e mundur… Unë të ndiqja, dhe sot festojmë së bashku kualifikimin për Kupën e Botës! FILM…” shkroi Muhamerovic, duke publikuar një postim me foto nga e marta dhe një tjetër që datonte dhjetë vjet më parë, kur Kolašinac ishte futbollist i Schalke.
Ky postim është një kujtesë e bukur e udhëtimit të lojtarëve boshnjakë nga ëndrrat e fëmijërisë deri te arritja e historisë me Kombëtaren dhe pjesëmarrja në turneun më të madh të futbollit. /Telegrafi/




















































