LAJMI I FUNDIT:

Historia e Yursa Mardinit, vajza e cila e kaloi Detin Mesdhe me not (Video)

Historia e Yursa Mardinit, vajza e cila e kaloi Detin Mesdhe me not (Video)

Një vit më parë, Yursa Mardini luftoi me jetën duke kaluar Detin Mesdhe me not, si refugjate libaneze për të mbërritur në Evropë, ndërsa tani ajo arriti të prekte nga afër, si protagoniste, magjinë e Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Notarja siriane fitoi garën e 100 metërshit në stilin flutur, në pishinën “Aquatics”. Edhe pse triumfuese, fatkeqësisht koha e realizimit të garës nuk i dha asaj rekordin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Por, Mardini i la pas spektatorëve të “Rio 2016” një histori prekëse, që përloti thuajse të gjithë botën.

GTY_yusra_mardini_jt_160806_31x13_1600


Vitin e shkuar, 18-vjeçarja së bashku me motrën e saj u nisën nga Siria me një varkë të projektuar për 6 persona, por që në fakt në të udhëtonin 20, udhëtim ky që për mijëra refugjatë është kthyer në një rutinë të zakonshme, edhe pse pas saj fshihej një risk shumë i madh për jetën, transmeton TCH.

Ëndrra olimpike që u shndërrua në tragjedi: Atletja u mbyt në përpjekje që ta kalonte detin me not
Lexo po ashtu Ëndrra olimpike që u shndërrua në tragjedi: Atletja u mbyt në përpjekje që ta kalonte detin me not

Mbingarkesa në kuvertën e anijes bëri që motori i saj të prishej. Mardinit, së bashku me 19 refugjatë të tjerë iu desh të notonin thuajse 3 orë e gjysmë deri në Lesbos. Por jo të gjithë kishin aftësitë e saj për të notuar, ndaj iu desh të ndihmonte edhe bashkudhëtarët, për të arritur në brigjet e ishullit grek.

Yursa Mardini fitoi azil në Berlin, ku talenti i saj nuk mund të mos mbetej pa u vënë re. Pasi arriti në Gjermani, Komiteti Olimpik Sirian u vu në dijeni të kësaj historie, duke e ftuar atë në Lojërat Olimpike. Tashmë Yursa Mardinin e njohin si vajza që kaloi Detin Mesdhe me not, një histori që u kthye në frymëzim për të gjithë.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori