Zlatko Dalic për shumë kë mund të jetë një emër i panjohur, pasi më parë nuk kishte luajtur asnjë në ndonjë skuadër të madhe, por as nuk kishte mbrojtur ngjyrat e Kroacisë. 

Por ata që e përcjellin futbollin shqiptar kanë mundur ta shohin pikërisht në ndeshjet e këtij vendi.


Ishte korriku i vitit 2008. Hapi është i madh, ndoshta i pakonceptueshëm një dekadë më parë, kur Zlatko Daliç u prezantua te Dinamo e Tiranës si trajner.

a7902ce28769fce6dfd1 Dalic kur ishte te Dinamo

Në Shqipëri në atë kohë njihej pak edhe pse ai kishte luajtur me klubi si Hajduk Splitit e Varteks.

Te Dinamo erdhi si i ri ambicioz, i gatshëm për çdo sfidë, duke fituar eksperiencë në stol.

Ai në atë kohë ishte në fillim të karrierës. Kishte stërvitur tre muaj Varteksin dhe kishte qenë asistent te Përfaqësuesja e 21-vjeçarëve të Kroacisë.

GettyImages 980565932 Zlatko Dalic te Kroacia (Getty Images)

Me Dinamon e kishte fituar vertëm Superkupës e Shqipërisë kur e mposhti 2-0 Vllazninë.

Por pas pak muajsh ai u largua, pasi kishte humbur në derbi me Tiranën dhe Partizanin.

Karriera e tij vazhdoi te Slaven Belupo në Kroaci, ndërsa punoi edhe në Arabinë Saudite me Al-Faisalin.

GettyImages 491987119 Trajner te Al Ain (Getty Images)

Pastaj tre sezone te Al-Ain e Abu Dhabit, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Këto aventura krijuan idenë se Dalic donte të ishte komod në punën e tij dhe të fitonte shumë në në vend të pasura, por me nivel të ulët futbolli.

Ai nuk u shqetësua asnjëherë, por vijoi sipas planit të tij për t’i arritur majat ngadalë.

GettyImages 491979219 Duke festuar trofeun me Al Ain (Getty Images)

Në tetor të vitit 2017 erdhi oferta e madh për të. Ai e pranoi ofertën e federatës kroate për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar, pasi Ante Cacic, ishte larguar shkaku i rezultateve të dobëta.

Ai e kishte pranuar ofertën vetëm me një kusht. Nëse Kroacia shkon në botëror do të vazhdojë.

Ashtu ndodhi. Ai fitoi me Kroacinë kundër Greqisë, duke e mposhtur keq në dy ndeshjet.

GettyImages 873833034 Zlatko Dalic kur erdhi në krye të Kroacisë (Getty Images)

Ai vazhdoi me një pagë prej 500 mijë euro në vit dhe sot po e bën të ëndërrojë një shtet të tërë.

Kjo pasi e mposhti fillimisht me qetësi Nigerinë, ndërsa e turpëroi Argjentinën e Leo Messit.

GettyImages 980568410 Festa e Dalic pas fitores me Argjentinën (Getty Images)

Tani Kroacia e ka kaluar grupin dhe ëndrrohet suksesi i gjeneratës 1998, ku e zuri vendine  tretë në debutim.

Merita e trajnerit është se ka ditur të menaxhojë më së miri një skuadër me yje si Luka Modric, Ivan Rakitic, Dejan Lovren, Ivan Perisic e Mario Mandzukic. /Supersport/

telegrafi sport app