Site icon Telegrafi

Historia e pabesueshme e Fernandinhos te Shakhtari – flinte në hotel, paguhej me para në dorë dhe i fshehte paratë në tenxhere me presion

Ylli i Manchester Cityt, Fernandinho tani jeton një jetë luksoze pasi është një nga mesfushorët më të mirë në futbollin botëror, por ai nuk ka qenë gjithmonë aq i bekuar financiarisht dhe me kushte të mira ekonomike.

Në fakt, gjatë kohës së tij si i ri në Athletico Paranaense, mesfushori ishte me një pagë shumë të ulët, aq të ulët saqë mbeti i shtangur kur klubi ofroi t’i paguante atij një ‘shumë të madhe’ prej 30 dollarësh në ditë për të garuar në Copa Libertadores.

Paraqitjet mbresëlënëse të Fernandinhos e çuan atë në Shakhtar Donetsk në vitin 2005, ku ai do të vazhdonte të fitonte më shumë para sesa dinte se çfarë të bënte me to.

Fernandinho kaloi tetë vjet te Shakhtari

Në fakt, vet mesfushori veteran ka detajuar se ai nuk kishte as një llogari bankare kur mbërriti në Ukrainë – dhe iu desh të fshihte paratë e fituara ‘kesh’ në një tenxhere me presion në hotelin ku banonte.

“Në fund të muajit tim të parë në Ukrainë, nuk kisha ende një llogari bankare dhe klubi në fakt paguante bonuse të ndeshjes time me para kesh. Ishte kjo një grumbull e madhe parash. Për një fëmijë që mendonte se 30 dollarë ishin shumë, kjo ishte e çmendur!”, ka zbuluar fillimisht Fernandinho.

“Unë isha duke qëndruar në një hotel në atë kohë dhe nuk dija çfarë të bëja me to. I tregova gruas time dhe në fund, ajo e mbështolli atë me një peshqir dhe e fshehu në tenxhere me presion!”.

“Aty askush nuk do të ngatërrohet me të. Ukrainasit as nuk e dinë se çfarë është një tenxhere me presion!”, ka shtuar braziliani duke qeshur.

“Me çeqet e mia të para dhe tarifën e nënshkrimit, unë madje bleva një apartament për nënën time në Curitiba. Në krahasim me disa nga shokët e mi të vjetër të skuadrës, isha shumë i kujdesshëm, le të themi!”.

“Por paratë mënjanë, unë përfundova duke kaluar tetë vjet të mrekullueshëm në Ukrainë”, përfundoi mesfushori i Cityt.

Lexo po ashtu Fernandinhos i ofrohet puna e ndihmësit të Guardiolës nga Manchester City

Fernandinho qëndroi në Ukrainë me Shakhtarin deri në vitin 2013, kur City pagoi 34 milionë funte për shërbimet e tij.

Braziliani shpejt u bë lojtar thelbësor në ekipin e Pep Guardiolas dhe është në rrugën e duhur për të fituar trofeun e të pestë të klubit në Ligën Premier – i treti nën menaxherin revolucionar. /Telegrafi/

Exit mobile version