Këtu bëhet fjalë për një grua nga India, e cila njihet si ‘njeriu kompjuter’ në tërë botën.

Gruaja quhet Shakuntala Devi. Por, pse ajo njihet si ‘njeriu kompjuter’?


Ajo ka lindur në vitin 1929, në Bengaluru, Indi. Babai i saj ka punuar në cirk, ai ishte aq i varfër sa nuk kishte mundësi të paguante shkollimin e të bijës. Pavarësisht të gjitha barrierave, ajo arriti gjëra të cilët disa mund vetëm t’i ëndërrojnë.

166480 shakuntala devifinalweb

Në moshën tre vjeçare, Shakuntala mund të mësonte përmendsh sekuencat e kartave në një lojë me letra dhe të llogariste lëvizjen e radhës. Babai i saj u impresionua nga memoria e saj dhe aftësitë e saj llogaritëse. Ai e dërgonte atë në lagje që të tregonte aftësitë e saj, i jepte probleme të vështira matematikore të cilat ajo i zgjidhte brenda disa sekondash.

Më e çuditshmja ishte se ajo nuk kishte mësuar asnjë formulë për zgjidhjen e detyrave atëherë. Në moshën gjashtë vjeçare, babai i saj e dërgoi atë në disa universitete të afërta që të tregonte aftësitë e saj. Ajo përfundoi studimet në Universitetin Mysore, transmeton Telegrafi.

Master

Në vitin 1944, u shpërngul në Londër me të atin. Babi i tregoi për aftësitë e saj institucioneve të ndryshme në Angli dhe mediat e vendit e bënë atë të famshme! Në vitin 1950, prezantuesi i BCC Leslie Mitchell i dha asaj një problem të ndërlikuar matematikor, Shakuntala e zgjidhi atë brenda disa sekondash.

Por, përgjigjet nuk përputheshin. Kur autoritetet rishikuan detyrën, doli se ajo kishte të drejt dhe zgjidhja origjinale ishte e gabuar. Lajmi u shpërnda në të gjithë botën. Që atëherë njerëzit filluan ta quanin atë ‘njeriu kompjuter’.

Shakuntala Devi Facts

Në 1977, Universiteti Metodist i Jugut në Dallas prezantoi Shakuntala me një numër 201-shifror, asaj iu kërkua të llogariste rrënjën e 23-të të numrit dhe Shakuntala e zgjidhi atë brenda 50 sekondash! Byroja e Standardeve e SH.B.A.-së organizoi një program të veçantë për të llogaritur përgjigjen, përgjigja e saj ishte e saktë.

Në vitin 1980, asaj iu kërkua të shumëzonte numrin 7,686,369,744,870 me  2,465,099,745,799. Brenda 28 sekondash, ajo dha përgjigjen e saktë. Përgjigja e saktë ishte 18,947,668,177,995,426,462,773,730.

download 1

Ky moment së bashku me emrin e saj është i vendosur në librin e rekordeve Guinness. Shakuntala ishte shkrimtare gjithashtu, ajo kishte shkruar disa libra mbi astrologjinë, shkencën, numrat dhe enigmat.

devi 1 jumbo

Në vitin 2013, Shkauntala vdiq në një spital në Bengaluru. “Numrat kanë jetë, nuk janë thjesht simbole në letër”. – Shakuntala Devi. /Telegrafi/