Nga: Paulo Coelho
Përktheu: Klodeta Dibra
Vogëlushi vështronte gjyshen ndërsa ajo shkruante një letër. Në një çast e pyeti:
“Po shkruan ndonjë ndodhi që na ka ngjarë neve? Dhe që me gjasë flet për mua!”
Gjyshja ndërpreu së shkruari, vuri buzën në gaz dhe iu drejtua nipit:
“Është e vërtetë, po shkruaj diçka për ty. Megjithatë, lapsi me të cilin po shkruaj është më i rëndësishëm se vetë fjalët. Do të dëshiroja ta përdorje ti kur të rritesh.”
Vogëlushi, kureshtar, vështroi lapsin, pa gjetur asgjë të veçantë në të.
“Po ky është njëlloj si gjithë lapsat e tjerë që kam parë në jetën time!”.
“Gjithçka varet nga mënyra se si i sheh gjërat. Ky laps ka pesë cilësi: nëse do mundesh t’i mbartësh gjatë jetës do të jesh një njeri në paqe me botën.
Cilësia e parë: mund të bësh gjëra të mëdha, por kurrë mos harro se është një Dorë që udhërrëfen hapat e tu. ‘Zoti’: ja se si e quajmë këtë dorë! Ai duhet përherë të të udhëheqë drejt vullnetit të tij.
Cilësia e dytë, herë pas here më duhet të ndaloj së shkruari dhe të përdor briskun. Ky është një veprim që i shkakton një farë dhimbje lapsit por, në fund, lapsi do të jetë me majë më të hollë. Ja përse duhet të mësosh të durosh disa dhimbje: do të të bëjnë njeri më të mirë.
Cilësia e tretë: vija e lapsit na lejon të përdorim gomën për të fshirë atë çka është e gabuar. Të korrigjosh një veprim apo sjellje jo nevojshmërisht është diçka negative: përkundrazi, është e rëndësishme për t’ia dalë të mbash rrugën e ndershme të drejtësisë.
Cilësia e katërt: ajo që është në të vërtetë më e rëndësishme tek lapsi nuk është druri apo forma e jashtme, por plumbi brenda tij. Pra, bëj gjithmonë kujdes me atë që ndodh brenda teje.
Dhe ja cilësia e pestë e lapsit: ai lë përherë shenjë. Po në të njëjtën mënyrë, çdo gjë që do të bësh në jetë do të lërë gjurmë: për rrjedhojë, rreku fort që çdo veprim tëndin ta bësh me ndërgjegje të plotë.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Poetja e guximshme dhe fatkeqe ruse, e mahnitur nga hijeshia dhe bujaria shqiptare

Jeta e cezarëve

Harari mbi gazetarinë dhe rrjetet sociale në epokën e inteligjencës artificiale

Arti dhe shoqëria

KAM VESHUR KOSTUMIN SHQIPTAR

Teuta, sundimtarja që për hajni e humbi një mbretëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit