Para 20 vitesh, në vitin 1999, një 21-vjeçare e quajtur Claire McFarlane, u tërhoq zvarrë në një rrugicë të Parisit pranë lokalit ku punonte. Ajo u dhunua seksualisht, u rrah dhe u plagos me thikë. U la në rrugicë, pasi sulmuesi mendoi se ajo kishte vdekur.
Mirëpo, McFarlane mbijetoi dhe nga ajo natë nisi luftën me paragjykimet, komplekset dhe drejtësinë franceze për të sjellë para drejtësisë atë që i shkaktoi vuajtje atë natë.
Përdhunuesi u kap vetëm 10 vite pas ngjarjes përmes ADN-së duke hapur rrugë seancave nëpër gjykata, një proces që në total zgjati 16 vite dhe përfundoi në muajin tetor të vitit 2015.
Claire vendosi t’i tregojë botës se çfarë kishte ngjarë vetëm në 2014 dhe një vit më vonë edhe kur mori fund saga me drejtësinë, ajo vendosi të ndërmarrë një nisme sociale me qëllimin për të luftuar kundër dhunës seksuale në mënyrë paqësore.
Në të vërtetë, ngriti një lëvizje të quajtur “Movement to Inspire”, një lëvizje botërore sportive që bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave, ndërsa nisma për të vrapuar quhet “Footsteps to Inspire”.
Ajo vrapon 16 kilometra në plazh, aq sa mori kohë që drejtësia e vihet në vend. Qëllimi i këtij aktiviteti është diskutimi me ata që e shoqërojnë për dhunën seksuale.
20 vite pas ngjarjes së asaj nate, McFarlane e bëri Kosovën vendin e saj të 48 në të cilin vrapon për t’i thënë stop dhunës seksuale, duke dituar se në të njëjtin vit shume gra kosovare kishin përjetuar trauma të njëjta gjatë luftës që u zhvillua në Kosovë.
Edhe pse Kosova nuk ka plazh, Claire vrapoi buzë lumit Lumbardh në Prizren. Ajo pranon se është shumë e vështirë të flasësh për këtë çështje dhe duhet një kurajë e madhe.
“Të flasësh për dhunën seksuale dhe përdhunimin është shumë e vështirë dhe e rëndë për njerëzit. Duke vrapuar është një mënyrë paqësore për të biseduar lidhur me këtë çështje në një vend të sigurt, por nuk është se kemi nevojë të flasim shumë, thjesht të jemi bashkë në shenjë solidariteti”, deklaroi ajo.
McFarlane është njohur me historinë e dhimbshme të luftës në Kosovë dhe se shumë femra kanë përjetuar vuajtjet dhe traumën e dhunës seksuale. Australiania ka inkurajuar gratë kosovare që të flasin hapur për dhimbjet e tyre.
Për shoqërinë dhe shtetin, pati kërkesë që të mbështesë të gjithë viktimat e dhunës seksuale, pasi ajo tha se në Kosovë mungojnë shërbimet për këtë kategori personash.
“Ka qenë një e kaluar e dhimbshme për Kosovën, e kuptoj se vetëm tani ka filluar që të flitet dhe viktimat të ndihmohen.[…] Mendoj se duhet të flasim më shumë për këtë çështje dhe të mos ndihemi të turpëruar. Gjithashtu prej asaj çfarë kam mësuar, viktimat në Kosovë nuk kanë shumë shërbime të disponueshme dhe nëse dikush pëson dhunë seksuale sot nuk mund të marrë shumë ndihmë. Rekomandimi im është që të t’ju drejtoheni dhe të flisni me organizatat dhe të gjeni mënyrën se si mund t’ju ndihmojnë dhe shtetit që të përmirësojë këto shërbime”, deklaroi ajo.
Për të mbështetur kauzën e australianes doli edhe Albena Reshitaj, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, e cila tha se duke bashkëpunuar me organizatat e ndryshme janë duke tentuar të ndihmojnë viktimat e dhunës seksuale, por edhe të tentojnë të sjellin para drejtësisë të gjithë ata që kryen këto krime gjatë luftës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e dëshmuar viteve të fundit në zbardhjen e të gjitha rasteve të viktimave të luftës së fundit, veçanërisht dhunës seksuale, prandaj me aktivitete të ndryshme duke bashkëpunuar edhe me organizata joqeveritare, duke bashkëpunuar edhe me Rrjetin e Grave të Kosovës por edhe me organizata ndërkombëtare jemi duke u munduar që ta prezantojmë sa më shumë këtë dhimbje kaq të madhe edhe jashtë trevave shqiptare dhe të marrin çmimin e merituar ata të cilët e kanë shkaktuar atë”, deklaroi Reshitaj.
McFarlane sot u mbështet nga organizatat lokale si Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës, FemAktiv si dhe Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve të Prizrenit.
Rrjeti i Grave të Kosovës tha se do të mbështesin çdo nismë që ka si qëllim trajtimin e dinjitetshëm të të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe luftim të paragjykimeve ndaj tyre./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova