Dera e Dematëve është një familje shumëdegëshe nga Filati i Çamërisë. Familja ka të njëjtën prejardhje me derën e Sejkatëve dhe përveç farës kryesore Demi përbëhet dhe nga familjet Çafi, Çami, Dauti, Dojaka, Memko, Resuli, Zejneli dhe Zeqiri. Dera u dokumentua për herë të parë më shekullin të XVIII-të dhe banonte e mbizotëronte 32 fshatrat e malësisë lindore të Filatit.
Familja përmban heronj dhe dëshmorë të popullit, si Ali dhe Ballkëze Demi, firmëtarë të Deklaratës së Pavarësisë si Rexhep Demi, ministra të qeverive të Shqipërisë si Niazi Demi dhe anëtarë të kryesisë së degës jugore së Lidhjes së Prizrenit. Paraardhësit e Dematëve dhe Sejkatëve ishin dy vëllezër ndoshta nga Çamofshatrat e Prevezës. Ky fakt dokumentohet dhe në vargjet popullore të Qamil Çamit “Demi e Sejkua”: “Dem e Sejkua në Filat/ kishin ardhur nga një fshat/ në një gravë kishin lërë/ dy vëllezërit e mjerë…”.
Në fillim të shekullit të XIX-të dy derat kishin fuqi të barabartë, por më pas fuqia e Dematëve u shtua, kurse filloi dhe gjakmarrja midis dy derave. Gjakmarrja filloi kur më 1851-1853 Xhafer Demi vrau kushëririn e tij Abdurrahman Demin (në atë kohë 24-25 vjeç), i cili ishte djali i motrës së Hasan Sejkos. Më pas Sejkatët vranë djalin të vetëm të Xhafer Demit, Eminin, duke shpërthyer depozitën e municioneve kur ai po i kontrollonte.
Gjakmarrja mbaroi në fillim të shekullit të XX-të pasi u vranë rreth 119 anëtarë nga të dy familjet. Kjo gjendje ndau gjithë zonën dhe pasqyrohet akoma dhe gjatë krijimit të shoqatës Vëllazëria të Filatit, që u përfaqësua ne Kongreset e Manastirit dhe Elbasanit. Shoqata u krijua kryesisht nga Sejkatët dhe për shkak të këtij fakti vetëm Musa dhe Rexhep Demi morën pjesë nga Dematët.
Pas vdekjes së trashëgimtarit të fundit të familjes së Xhafer Demit, prona e tij kaloi te një nga nipërit e familjes, Abdul Kokën nga Delvina. Trashëgimtari i tij Ymer Koka shiti pronat te degat e tjera të Dematëve dhe vdiq në Tiranë gjatë 1930. Nga pronat e Dematëve pas shpërnguljes të Çamëve nga Greqia një pjesë u dhanë grekëve nga Azia e Vogël kurse familja humbi të drejtat e pronësisë së pjesës tjetër.
Në librin e tij “Chretiens et Turcs”, konsulli francez në Janinë, Eugène Poujade, ndër të tjera, më 1844 shkruan: “Fisi më i vjetër dhe më i fuqishëm i Filatit është ai i Dematëve (Demi) i përfaqësuar nga Xhafer Aga dhe vëllai i tij Abdyl Aga. Të ardhurat e tyre nuk janë shumë të mëdha, por influenca e tyre është shumë e madhe pasi ata kanë dhe luftëtarë të shkëlqyer. Xhafer Aga është një personalitet i nderuar i një familje fisnike të lindur në një mjedis të prapambetur.
Tani ai është në Stamboll i mbajtur nga Divani, e cila e mban me premtime që e ngacmojnë ambicien e tij dhe kjo për ta patur larg influencën e tij nga Filati. Dematët kanë si aleatë mjaft familje të vjetra që drejtohen sipas urdhrave të prijësve të tyre. Familja e Sejkove është në krye të shtatë familjeve të tjera, dhe renditet e dyta në këtë provincë. Ata janë më të pasur se Dematët, por nuk e kanë influencën si ata.
Pronat e mëdha nuk kanë mundur t’u japin atë zhvillim siç është tek familjet e vjetra dhe rivalët e saj. Vitet e fundit një prijës i ri është shfaqur në Lopës: është Ahmet Dino, i cili ka blerë apo vënë në dorë gjithë provincën e Liamaris, duke patur kështu tufa të panumërta bagëtish. Ai e ka lënë Filatin nga ku ka origjinën për t’iu larguar Dematëve që janë më të fortë dhe tashmë qëndron në Lopës.
Të krishterët e kanë frikë, pasi ai është i rrethuar nga njerëz të armatosur. Terrori që ushtron mbi ta e ka ndjerë dhe ai nga ana e Dematëve. Familja kryesore e Margaritit është ajo e Çaparëve, njerëz të varfër dhe të etur. Prej shumë kohësh kanë vuajtur nga persekutimet e Ali Pashës.
Hasan Çapari prijësi i tyre, ishte mbajtur në burg gjer në vitin 1821 në një ishull të vogël të Janinës ku u vra nga një gjyle topi e ushtrisë turke, fitorja e të cilëve padyshim do ti kishte sjellë lirinë. Prijësi i provincës së Paramithisë është Ismail Aga Pronjo…”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje