Hiqni dorë nga palltot e mërzitshme të zeza: Ja çfarë do të veshim këtë vjeshtë/dimër

Le ta pranojmë: palltot e zeza janë klasik i përjetshëm, elegante dhe sofistikuara, por nganjëherë mund të duken pak të parashikueshme, madje edhe monotone
Edhe pse janë gjithmonë elegante dhe secila prej nesh duhet të ketë të paktën një të tillë në gardërobë, ato rrallëherë ofrojnë frymëzim të vërtetë. Pikërisht për këtë arsye, shumë këtë dimër po kërkojnë një veshje që sjell më shumë personalitet në ditët e zymta. Dhe duket se trendi i ri tashmë është gjetur: palltot me jakë ose detaje prej gëzofi.
Nga Emily Ratajkowski te Sydney Sweeney - të gjitha po i zgjedhin këto pallto
Brenda vetëm pak ditësh, Emily Ratajkowski dhe Sydney Sweeney janë parë me versione të ndryshme të këtij trendi nostalgjik, duke na dhënë një mori idesh për kombinime dimërore.

Emily zgjodhi një pallto prej lëkure të lëmë në ngjyrë çokollate, me jakë prej gëzofi të butë, duke rikrijuar stilin e relaksuar të viteve ’70. Ajo e kombinoi me pantallona me prerje të ngushta lart e pak të zgjeruara nga gjuri dhe çizme elegante me taka të ulëta.
Ndërsa Sydney Sweeney shkoi drejt një pamjeje tejet glamuroze, duke e ngushtuar në bel një pallto deri te gjunjët me jakë gëzofi të madhe dhe të theksuar, transmeton Telegrafi.

Si të kombinoni stilin e tyre
Krahasuar me siluetat e mprehta dhe minimaliste që dominuan sezonet e kaluara, palltot me detaje prej gëzofi sjellin një prekje retro glamuri, njëkohësisht lozonjare dhe elegante.
Nëse edhe ju jeni gati ta lini përkohësisht mënjanë pallton klasike të zezë dhe të provoni diçka më të spikatur, është koha për pak blerje. Zgjidhni modelin që ju bën të ndiheni më mirë, por që njëkohësisht ju jep një pamje të ndryshme dhe të paharrueshme. /Telegrafi/







































