Site icon Telegrafi

Hilary Duff shfaqet në formë të mrekullueshme, pas lindjes së fëmijës së saj të katërt

Hilary Duff shfaqi figurën e saj në formë në Los Angeles, teksa vizitonte studion e bashkëshortit të saj, më pak se tre muaj pas lindjes së fëmijës së saj të katërt.

Aktorja, 36 vjeçe, e cila u pa duke mbështetur bashkëshortin e saj muzikant Matthew Koma dhe grupin e tij Winnetka Bowling League, në një shfaqje të kohëve të fundit, shfaqi figurën e saj të tonifikuar me një kostum trupi nudo dhe një palë xhinse me bel të lartë.

Ylli i “Younger” e kompletoi pamjen e saj të qetë me një xhaketë shumëngjyrëshe dhe atlete Nike bardh e zi, shkruan DailyMail.

Flokët e saj të gjatë dhe bionde ishin të stiluara drejt dhe ajo mbante një grim natyral.

Për aksesorë, nëna e katër fëmijëve mbante gjithashtu një palë vathë prej ari dhe syze dielli me kornizë ari. /Telegrafi/

Exit mobile version