LAJMI I FUNDIT:

Hijesimi i bardhë dhe tushi i verdhë – hit sezoni!

Hijesimi i bardhë dhe tushi i verdhë – hit sezoni!

Trendi i parë bazohet në arritjen e pamjes shumë të freskët, të rëndomtë dhe të tejdukshme me hijesim të bardhë për sy dhe të kuqtë apo buzëkuq të ndritshëm, ndërsa trendi i dytë bazohet në tush të ndritshëm për sy.

Beyonce ka qenë ndër të parat e cila ka “përdorur” tush të verdhë në klipin e këngës “Telephone”, të cilin e ka xhiruar bashkë me Lady Gagan, dërsa Gaga është ndër të parat sërish e popullarizuar me hijesim të bardhë për sy.

Si të bëni grim?

Hijesimi i bardhë për sy
Ekzistojnë tri rregulla bazë të cilave patjetër duhet t’u përmbaheni.
1. Hijesimi patjetër duhet të jetë i bardhë – me atë rast mund bëheni “in” por me shkëlqim me efekt ngjyrë argjendi, kujdes jo tepër vizelluese, sepse do ta shkatërroni efektin e tejdukshmërisë.
2. Nëse dëshironi, mund të rrethakoni syrin me linjë të zezë (me laps, tush).
3. Përdorni buzëkuqin e ndritshëm në buzë – në tenin e lëkurës apo ndonjë ngjyrë të ndritshme të tejdukshme.


Nga të filloni?
1. Filloni të qitni lehtë pudër në atë mënyrë që të krijoni përshtypjen e dukjes së tenit të pastër pa pudër.
2. Rregulloni vetullat, duke i krehur dhe duke i kthyer lart, pastaj plotësoni me laps për vetulla me ngjyrë të njëjtë, në atë mënyrë që të dukeni sa më natyrale. Nëse e shihni të nevojshme, qitni pak xhel vetullash.
3. Nga kapaku i sipërm i syrit më parë qitni laps të bardhë për sy, e pastaj në tërë kapakun e sipërm qitni hijesim të bardhë.
4. Lapsin e bardhë për sy përdoreni edhe në skaj të kapakëve të poshtëm të syve.
5. Në fund, në kapakun e sipërm krejt në skaj të qerpikëve bëni një vijë shumë të hollë me ndihmën e lapsit të mprehur mirë apo të tushit të zi për sy.
6. Qerpikët rregulloni më parë me mbështjellës për qerpikë e pasi ta keni bërë këtë qitni së paku dy shtresa maskara. Shmanguni ngjitjes së qerpikëve.
7. Në faqe qitni vetëm pak të kuq ngjyrë trëndafili.
8. Në buzë qitni buzëkuq apo shkëlqim ngjyrë trëndafili apo ndonjë ngjyrë tjetër të ndritshme sipas tenit që keni apo pudër.

Tushi i verdhë për sy
Qitja e tushit nuk është e lehtë, aq më parë nëse e dëshironi shumë dhe nuk keni përvojë me këtë gjë, ju këshillojmë të bëni ushtrime para se të vendosni të bëni këtë kryevepër në sytë tuaj.

Tushet e ndritshme me ngjyra të zjarrta janë hit të këtij sezoni, ndërkaq më popullori është ai i verdhi, edhe pse mund të bëni edhe tush ngjyrë trëndafili, të gjelbër, vjollce, portokalli dhe variante të tjera të ngjyrës së kuqe.

E vetmja rregull që duhet t’i përmbaheni është ajo që para se të qitni tush në ngjyra, patjetër duhet të qitni tush të zi, në atë mënyrë që të krijoni pamjen prej “maceje”.

1. Filloni të qitni pudër të tejdukshme që do të ju japë dukje të natyrshme.
2. Me korrektor për sy mbulojeni parregullsitë në kapakët e sipërme dhe të poshtëm të syve.
3. Filloni të qitni tush të zi në kapakët e sipërm duke përdorur furçë shumë të hollë. Filloni të tërhiqni linjën nga këndi i brendshëm i syrit, pastaj bëni një linjë sa më afër qerpikut dhe kur ta përfundoni linjën deri në një të katërtën e kapakut, linjën ngadalë në formë gjysmërrethi kthejeni sipër. Kur të filloni ta ktheni linjën sipër, njëkohësisht filloni ta bëni sa më të hollë.
4. Pasi të jetë tharë tushi i zi, filloni të qitni tush (me këtë rast ngjyrë të verdhë), duke pasuar linjën e tushit të zi.

5. Për dukje më të mirë mund të përdorni garniturën e qerpikëve artificialë. Nëse nuk i dëshironi qerpikët artificialë, gjithsesi lakojini qerpikët me lakues, pastaj qitni disa shtresa maskara.
6. Në pjesën e mbetur të kapakut dhe në pjesën nën vetulla qitni hijesim me ngjyrë të lëkurës tuaj në mënyrë që të krijoni efektin edhe më të mirë të syve të hapur.
7. Në buzë qitni të kuq apo shkëlqim ngjyrë trëndafili apo ndonjë ngjyrë tjetër të ndritshme. /Telegrafi/