Hidrodrini mbështetë kërkesat e KFOR-it

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU 'Hidrodrini' Sh.A., Dri Cena, ka pritur në takim Komandantin e LMT të KFOR-it – Komanda Rajonale Perëndim, Orazio Cordima, me bashkëpunëtorë, përcjell Telegrafi.
Gjatë takimit, të dy palët rikonfirmuan gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe përforcuan marrëdhëniet shumëvjeçare në kuadër të fushëveprimeve respektive.
Kryeshefi Cena ofroi gatishmërinë e Hidrodrinit për përmbushjen e çdo kërkese që vjen nga Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it, duke nënvizuar përkushtimin e ndërmarrjes në mbështetje të strukturave të sigurisë dhe ushtrisë.
Ky takim riafirmoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional mes institucioneve lokale dhe trupave ndërkombëtarë për menaxhimin efikas të burimeve dhe shërbimeve kritike në rajon. /Telegrafi/

















































