LAJMI I FUNDIT:

Hidhet shorti për “Final Four” në Ligën e Kombeve – përballje të zjarrta

Hidhet shorti për “Final Four” në Ligën e Kombeve – përballje të zjarrta

Është hedhur shorti për “Final Four” në Ligën e Kombeve në Nyon të Zvicrës, aty ku Italia, Kroacia, Holanda dhe Spanja kanë mësuar kundërshtarët.

Fillimisht, Furia Kuqe mësoi se do të përballët me Azzurët, një takim që do të jetë spektakël i vërtetë, duke ditur se këta të fundit munguan në Kampionatin Botëror dhe do të synojnë fitimin e këtij trofeu.

Në anën tjetër, Tulipanët do të kenë punë me kroatët, një kundërshtar aspak i lehtë në letër dhe të dyja padyshim se do ta synojnë finalen.


Spanja dhe Italia do të luajnë më 14 qershor, për të tentuar që të kalojnë në finale, derisa italianët do të synojnë po ashtu të hakmerren ndaj spanjollëve për humbjen 2-1 në edicionin e kaluar.

Në anën tjetër, gjysmëfinalja e dytë është ajo mes Kroacisë dhe Holandës më datë 15 qershor. Kujtojmë se ndeshjet finale të eventit do të zhvillohen në Holandë nga data 14 qershor deri më 18 qershor teksa janë përcaktuar edhe dy qytetet mikpritëse, Rotterdam dhe Enschede.

Është tashmë e përcaktuar që Holanda do ta zhvillojë gjysmëfinalen e parë në Rotterdam në stadiumin me 51.117 vende të De Kuip, po ashtu siç është vendosur që po në Rotterdam të luhet edhe finalja e madhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Premier League
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori