LAJMI I FUNDIT:

Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese në Shkodër, dyshohet se pronarit i është vënë edhe një tritol 3 muaj më parë

Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese në Shkodër, dyshohet se pronarit i është vënë edhe një tritol 3 muaj më parë
Foto: Ilustrim

Një sasi lënde plasëse shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen “Tre Heronjtë’ në Shkodër.

Shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fierzës, të cilit dyshohet se edhe në muajin gusht iu vu eksploziv te biznesi i tij, një agjenci funerale.

Policia thotë se si pasojë e shpërthimit të tritolit ka vetëm dëme materiale.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori