HI5! Merr një botë të re për vetëm 5€

Libraria Dukagjini ju fton në një fundjavë të madhe për të gjithë dashamirët e librit.
Nga 14 deri më 16 nëntor, hapet eventi HI5, një festë e madhe leximi që sjell emocione, histori dhe qindra faqe për t’u zbuluar, me libra të ri dhe të veçuar për vetëm 5€.
Ky është viti i dytë i HI5 dhe këtë herë ju presim me mbi 1000 tituj në zbritje. Do të gjeni një shumëllojshmëri të gjerë zhanresh si klasikë, romancë, manga, letërsi shqipe, fantazi, vetë-ndihme, psikologji, thriller, libra motivues, si edhe libra për fëmijë që ndezin imagjinatën tek secili që i hap.
Shumë nga këta libra kushtojnë zakonisht 10, 15, 20 apo 30 euro, por gjatë eventit të gjithë ofrohen për vetëm 5 euro, pavarësisht çmimit të mëparshëm. Është një mundësi e rrallë për të zgjeruar bibliotekën personale, për të bërë dhurata me kuptim ose për t’u rilidhur me kënaqësinë e leximit.
Librat do të jenë të ekspozuar në një hapësirë të veçantë brenda librarisë, duke krijuar një tavolinë të pasur me mundësi të pafundme. HI5 nuk është vetëm një ofertë, por një ftesë për t’i dhënë “pesë” dijes, artit dhe dashurisë për librin.
Oferta vlen në të gjitha pikat e Librarisë Dukagjini, në pikën Qendër prapa statujës së Nëna Terezës, në Prishtina Mall tek kati i sipërm afër CineStar si dhe në pikën e re në Pejë përball hotel Dukagjinit.
Ju mirëpresim me shumë dashuri, Libraria Dukagjini.



















































