Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, u shpreh i kënaqur me fitoren ndaj Anderlechtit.

Megjithatë, tekniku gjerman potencoi lëndimin e Thiago Alcantaras si një dëmtim serioz.


thiago

Thiago ishte zëvëndësuar para pjesës së parë, kurse Robben po ashtu u zëvëndësua e shpëtoi me një dëmtim më të lehtë.

“Thiago pësoi një lëndim serioz muskulor”.

“Robben tha se ai nuk beson që është dëmtim i keq. Ne duhet të presim për diagnozën”, u shpreh Heynckes.

“Ne kemi luajtur keq në pjesën e parë, kemi huqur dy-tri mundësi të mëdha”.

“Natyrisht se duhet të jeni të drejtpërdrejtë me ekipe të tilla. Ne hymë në këtë ndeshje duke nënvlerësuar kundërshtarin”, përfundoi Heynckes. /Telegrafi/

telegrafi sport app