LAJMI I FUNDIT:

Hetimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Sveçla dhe Haxhiu vizitojnë Policinë e Kosovës

Hetimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Sveçla dhe Haxhiu vizitojnë Policinë e Kosovës

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, së bashku me stafin e lartë menaxhues, pritën në takim zyrtar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se fokusi i vizitës së ministrave, përveç tjerash, ishte te Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, për të parë nga afër punën, angazhimin dhe përkushtimin e kësaj drejtorie në hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar të cilët kanë kryer krime e gjenocid në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Duke folur për drejtësi për viktimat dhe shoqërinë lidhur me krimet e luftës përfshirë dhunën seksuale, të përdorur si armë lufte në Kosovë, u vlerësua se duhet shtuar edhe më tej angazhimi
i përbashkët i hetimit, arrestimit dhe procedimit penal të të gjitha rasteve të krimeve të luftës tek organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.


Tutje, theksohet se në takimin e përbashkët me stafin e lartë menaxhues, pjesë e të cilit ishin edhe stafi i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, u ritheksua zotimi për të mos reshtur së hetuari e kërkuari drejtësi për krimet e luftës, si dhe u ofrua mbështetje e plotë ndaj Policisë së Kosovës, e në veçanti ndaj kësaj drejtorie mjaft të rëndësishme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Fjalët kanë peshë”, Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit: Nuk e gjejmë veten as për konsultim

“Fjalët kanë peshë”, Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit: Nuk e gjejmë veten as për konsultim

Lajme
“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Lajme

"Qeverinë mund ta bëjë LVV-ja ose shkojmë në zgjedhje", Haxhiu: Ajo që dihet është se Albin Kurti do të jetë kryeministër i ardhshëm

Lajme
Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, babai i njërit të akuzuar thotë se djalin ia mori në qafë shoku

Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, babai i njërit të akuzuar thotë se djalin ia mori në qafë shoku

Drejtësi

"Ne duam të guxojmë më shumë demokraci", Kurti në Bruksel citon ish-kancelarin gjerman Willy Brandt

Lajme
Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Lajme
Kalo në kategori