Hetim për Dejona Mihalin e raportim çdo tre muaj – LDK propozon rezolutë për situatën në KEK

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga Grupi Parlamentar i LDK-së i mbështetur edhe nga 43 deputetë të tjerë lidhur me situatën në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Në këtë seancë po mungojnë deputetët e LVV-së.
Shefi i GP-së të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se këtë seancë e kanë thirrur me qëllim të diskutimit lidhur me skandalet dhe keqmenaxhimin në KEK.
“Kjo seancë është e domosdoshme për zhvillimin e një debati të gjerë parlamentar lidhur me situatën alarmante të shkaktuar në KEK.
Kjo seancë ka për qëllim që Kuvendi të adresoj këto shqetësime dhe të diskutohen masat që duhet të ndërmerren për të përmirësuar menaxhimin në KEK, për të rritur transparencën dhe për të ndaluar ndërhyrjet e paligjshme”, tha Gashi.
Ai shtoi se çështjet specifike që kërkojnë të trajtohen gjatë këtij debati janë:
-Skandalet me tenderët njëburimor dhe mungesa e konkurrencës në prokurimin publik në KEK.
-Shitblerja e energjisë elektrike dhe ndikimi financiar në financat e vendit.
-Ndërhyrja e personave jashtë institucional në menaxhimin e KEK-ut, dhënia e tenderëve, punësimet dhe tregtinë me energjinë.
-Përfshirja e personit të quajtur Dejona Mihali si Koordinatore e LVV-së dhe ndërhyrjet e paligjshme në KEK, përfshirë punësimet, shkruan Telegrafi.
Gashi gjithashtu ka propozuar votimin e një rezolute që përmban këto shtatë pika:
-Kuvendi i Kosovës kërkon nga organet kompetente që të vazhdojnë hetimet e plota dhe të thelluara për skandalet e KEK-ut, duke përfshirë keqmenaxhimin e tenderëve njëburimor dhe mungesën e konkurrencës në prokurimin publik. Të gjitha shkeljet e konstatuara të ndiqen penalisht.
-Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe bordi i KEK-ut që të raportojnë për kontratat e shitblerjes energjetike gjatë periudhës 2001-2024 duke përfshirë kushte të favorshme për palët e treta dhe ndikimin financiar në financa publike. Kuvendi obligon organet përkatëse që të rishikojnë këto kontrata dhe të mbrojnë interesin publik dhe të eliminojnë secilën parregullsi.
-Kuvendi kërkon nga autoritetet kompetente të hetojnë ndërhyrjen e personave të paautorizuar në menaxhimin dhe vendimmarrjen e KEK-ut veçanërisht në lidhje me dhënien e tenderëve, tregtinë e energjisë dhe punësimin. Të merren masa konkrete për të ndaluar ndërhyrjet e paligjshme për të siguruar një menaxhim transparent dhe të pavarur në KEK
-Kuvendi kërkon hetim të plotë për rolin e personit të quajtur Dejona Mihali dhe çdo personi tjetër që ka ushtuar ndikim të jashtëligjshëm në menaxhimin në KEK dhe në procesin e rekrutimit, duke përfshirë punësimet e jashtëligjshme
-Kuvendi obligon Bordin e KEK-ut dhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e energjisë që të rrisin transparencën, duke përfshirë publikimin e kontratave dhe raportimin e detajuar mbi performancën financiare dhe operacionale.
-Kuvendi rekomandon që Qeveria e Kosovës të marrë masa për përmirësimin e qeverisjes në KEK duke emëruar një Bord të pavarur dhe profesionist me qëllim që të sigurohet funksionimi efikas dhe i përgjegjshëm i ndërmarrjes.
-Kuvendi kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe Bordi i KEK-ut që të raportojë çdo tre muaj për situatën në KEK, përfshirë masat e marra për përmirësimin e menaxhimit të prokurimit publik, transparencën dhe procesin e punësimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës