Drejtori i Institutit për Krime Lufte, Atdhe Hetemi deklaroi se hulumtimi do të marrë kohë me dekada. Ai ka kërkuar nga komunat kopjet e materialeve të deponuara për dëmet ekonomike të krimeve të luftës
Në Institutin për Krime Lufte janë dorëzuar tri dosje me dokumente që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës.
Të njëjtat dokumentojnë listat e të zhdukurve në Fushë-Kosovë e Obiliq, por ka materiale edhe me emrat e personave të zhdukur të cilët më pas janë gjetur në lokacione të ndryshme në Serbi.
Drejtori i Institutit për Krime Lufte, Atdhe Hetemi deklaroi se hulumtimi do të marrë kohë me dekada. Ai ka kërkuar nga komunat kopjet e materialeve të deponuara për dëmet ekonomike të krimeve të luftës.
Instituti do të ketë tri departamente, atë të dokumentimit, hulumtimit dhe i shërbimeve të përgjithshme.
Me 17 shkurt është bërë pranim-dorëzimi i parë i materialeve në Institutin për Krime Lufte.
“I kemi tre folderë me dokumente që janë dorëzuar, njëri prej tyre ka materiale që dokumentojnë ftesat që shteti i atëhershëm serb u ka bërë qytetarëve serb që të mobilizohen për pjesëmarrje në luftë në forma të ndryshme. Njëri prej folderëve përbën dokumente që dëshmojnë listat e të të zhdukurve të të dy komunave, asaj të Fushë Kosovës dhe të Obiliqit. Dhe folderi i tretë në të gjenden dëshmitë e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në vitin 98-99, pastaj të vrarët apo të zhdukurit, emrat e të cilëve gjenden në kuadër të këtij folderi, janë prapë nga komuna e Fushë Kosovës, por edhe ka informata dhe dëshmi të tjera, të dokumentuara në vitin 2004 të asaj që është zbuluar për trupa të shqiptarëve të vrarë që janë zbuluara brenda Serbisë, respektivisht në Batajnicë, Petrovoselle, Banjabashqe dhe Liqeni Peroqac”, deklaroi ai.
Hetemi tha se janë në kontakte të vazhdueshme me individë e institucione që posedojnë dokumente që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës. Sipas tij, të njëjtit kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Luftës.
“E kam zhvilluar një takim me ministrin Krasniqi, për shkak se kam dashur që përmes Ministrisë të Pushtetit Lokal ta organizojmë një takim të përbashkët me kryetarët e komunave, që të njëjtëve të ju kërkojë që materialet që janë deponuar në komunat e Republikës së Kosovës dhe që targetojnë kryesisht dëmet ekonomike të krimeve të luftës, sepse pasi kam marrë detyrën kam kuptuar që nga viti 99 deri në 2003 ka qenë një aksion institucional, përmes së cilës janë intervistuar shumica e kryefamiljarëve dhe të njëjtit janë pyetur ose janë lutur që të deklarohen se cilat kanë qenë dëmet ekonomike dhe dëmet në njerëz që i kanë pësuar gjatë luftës. Gjithashtu më pas kam dëgjuar që këto materiale janë deponuar në arkiva të komunave, këto janë materiale shumë të rëndësishme për shkak se gjatë asaj periudhe njerëzit i kanë pasur më të freskëta dëmet që u janë bërë atyre gjatë luftës dhe i kanë deklaruar në një periudhë më të hershme dhe shpresojmë që në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe me kryetarët e komunave do të jemi në gjendje të marrim nga një kopje të këtyre materialeve”, shtoi Hetemi.
Periudha e gjatë prej përfundimit të luftës në Kosovë, Hetemi konsideroi se është sfidë në punën e Institutit për hulumtimin e krimeve.
“Puna e institutit sa i përket aspektit kohor, e kam theksuar në vazhdimësi, që nuk është çështje për të cilën ne mund të përcaktojmë afate kohore, fatkeqësisht për shkak të natyrës së punës. Një gjë është e sigurt që nuk mund të finalizohet puna, madje për një periudhë të shkurtër kohore, është një punë e cila do të zgjas me vite e dekada. Ne njërën nga problemet kryesore, është gjithashtu fakti që si institut e kemi filluar punën në vitin 2023, respektivisht 2024. Dhe është një periudhë e gjatë kohore në krahasim me vitin kur ka përfunduar lufta në Kosovë. Dhe kjo është një prej problemeve të konsiderueshme”, tha ai mes tjerash.
Çdo dokument që deponohet pranë Institutit duhet të kalojë procesin e verifikimit, përpunimit dhe më pas arkivimit.
Hetemi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë për hulumtimin e krimeve të luftës.
“Instituti është i të gjithë neve, instituti është i shtetit të Kosovës. Qëllimi kryesor i institutit është që të shërbejë si pikë grumbullimi për mbledhjen e dëshmive apo materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Gjithsecili prej neve ka mundësinë që në formën e vet të kontribuojë për të vërtetën historike, të kontribuojë për vënien në pah apo zbardhjen e krimeve të caktuara, qofshin ato krime kundër njerëzimit, krime ekonomike, krime psiko-sociale, krime ndaj ambientit e kështu me radhë”, përfundoi Hetemi.
Instituti për Krime të Luftës është themeluar për herë të parë me ligj të veçantë. Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë civil, janë dhunuar seksualisht mbi 20 mijë gra e burra e ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave. /KSP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor
Mbahet seanca gjyqësore për rastin “Kobra”, ai thotë se nuk ndihet fajtor
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje