Hetemaj ndërron skuadër

Futbollisti kosovar i Përfaqësueses së Finlandës, Përparim Hetemaj pritet të ndërroj skuadër.
Pas disa viteve të suksesshme te Chievo, Hetemaj pritet të largohet për tu transferuar tek një skuadër tjetër italiane.
Mesfushori drenicas pritet të transferohet tek skuadra e rikthyer në elitën e futbollit italian, Cagliari.
Cagliari është duke monitoruar gjendjen e Hetemajt dhe ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit.
Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodhë brenda javës së ardhshme. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































